Prizreni i thotë ‘JO’ Zajednicës dhe Demarkacionit

Mijëra qytetarë në sheshin kryesor në Prizren morën
pjesë në manifestimin e thirrur nga opozita. Me parullat “Poshtë Zajednica’, “Nuk
i falim tokat tona”, “Jo ndarja të Kosovës”, qytetaret prizrenas shprehën hapur
kundërshtimin ndaj Marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe dhe asaj për
Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj në fjalën
e tij drejtuar prizrenasve, u bëri thirrje që të jenë aktiv në proceset nëpër të
cilat po kalon vendi. Ai, me këtë rast, u bëri thirrje qytetarëve të Prizrenit që
të marrin pjesë në protestën e 9 janarit në Prishtinë. Ndërsa, kreu i Vetëvendosjes,
Visar Ymeri tha se “regjimi
policor i treshes famëkeqe Isa Mustafa, Hashim Thaçi e Kadri Veseli
është ngritur kundër popullit”.
Sekretari i AAK-së, Blerim Kuçi, vuri
në dukje se Marrëveshjet e arritura nga Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi, përbëjnë
shkelje të Kushtetutës së Kosovës. Në fund të fjalës së tij, ai i ftoi qytetarët
nga Prizreni, Theranda, Rahoveci e Sharri që të marrin pjesë në protestën e 9
janarit, që do të mbahet në Prishtinë. Të pranishmëve iu drejtua edhe deputeti
i Nismës që vjen nga Prizreni, Zafir Berisha. Ai e quajti kryeministrin, Isa
Mustafa, mbeturinë të Rrahman Morinës, kurse Hashim Thaçin pakurrizor.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …