Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e mërkurë, 21 janar 2026, ora 10:00) janë rinumëruar 834 nga 2,557 vendvotime.
Sipas këtyre të dhënave, deri më tani rinumërimi është përmbyllur plotësisht në 7 komuna.
KQZ vendosi që në rinumërim të shkojnë të gjitha vendvotimet në nivel vendi ku u zhvillua votim i rregullt më 28 dhjetor. Vendimi për rinumërim u mor pas evidentimit të manipulimeve me vota të kandidatëve brenda partive politike, për çka u aktivizua edhe Prokuroria e Shtetit.
Me vendim të KQZ-së janë shkarkuar nga funksioni përfaqësuesit e subjekteve politike në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në Prizren, komunë kjo e cila doli me mospërputhjet më të mëdha në votat e kandidatëve.
Në platfomën e KQZ-së për rezultate https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/ në hapësirën QNR > Rinumërim, do të paraqiten rezultatet pas numërimit të çdo vendvotimi.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
