Mbrojtja e ish-kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi kërkon shkarkimin e gjyqtarit të Speciales, Emilio Gatti

Procesi ndaj Hashim Thaçit në fazën finale,  mbrojtja kërkon pafajësi, vendimi pritet nga gjykata speciale

Procesi gjyqësor ndaj Hashim Thaçit në gjykatën speciale në Hagë, ka hyrë në fazën përfundimtare, pas mbi 33 muajsh shqyrtim provash dhe dëgjim të qindra dëshmitarëve. Në dosjen përmbyllëse prej 304 faqesh, mbrojtja ka argumentuar se gjatë gjithë procesit nuk është paraqitur asnjë provë bindëse që do të vërtetonte përgjegjësinë penale të Thaçit për akuzat e ngritura. Sipas saj, dëshmitë e 265 dëshmitarëve,  përfshirë edhe zyrtarë të lartë ndërkombëtarë,  nuk kanë konfirmuar ekzistencën e një roli komandues apo kontrolli efektiv të tij mbi strukturat e UÇK-së. Në të njëjtin proces gjyqësor në Hagë po gjykohen edhe Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Mbrojtja thekson se asnjë nga dëshmitarët e prokurorisë nuk ka deklaruar se ka marrë urdhra nga Thaçi apo se ka vepruar nën autoritetin e tij, duke ngritur sipas saj “dyshim të arsyeshëm” mbi pretendimet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Në këtë linjë, ajo kërkon nga trupi gjykues shpalljen e tij të pafajshëm dhe lirimin e menjëhershëm. Gjithashtu, në dosje evidentohet se dëshmitarë ndërkombëtarë – përfshirë përfaqësues të NATO-s, SHBA-së dhe OKB-së – e kanë përshkruar Thaçin si figurë politike, pa rol ushtarak dhe pa kontroll mbi veprimet në terren gjatë dhe pas luftës. Nga ana tjetër, mbrojtja kundërshton edhe bazën e akuzave të ndërtuara mbi raportin e Dick Marty, duke i cilësuar pretendimet si të ndikuara nga dezinformimi dhe të pambështetura në prova konkrete. Pas përfundimit të paraqitjes së provave dhe fjalëve përfundimtare nga të gjitha palët, çështja tashmë ndodhet në fazën e pritjes së vendimit të shkallës së parë, i cili pritet të përcaktojë epilogun e një prej proceseve më të rëndësishme gjyqësore lidhur me luftën në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

MPJD nën drejtimin e Donika Gërvallës bleu 500 kopje të librit të Shkëlzen Gashit për rreth 15 mijë euro

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), në kohën kur drejtohej nga Donika Gërvalla, …