Prodhuesit e blloqeve për ndërtim deklarojnë se do të kenë pasoja negative nga heqja e taksës për blloqet të prodhuar në Serbi

Prodhuesit e blloqeve për ndërtim deklarojnë se do të kenë pasoja negative nga heqja e taksës nga Qeveria e Kosovës për blloqet e argjilës për ndërtim, të prodhuar në Serbi. Ata kanë theksuar se me heqjen e taksës, blloqet me origjinë nga Serbia do hyjnë më lirë në tregun e Kosovës, për rreth 10 për qind të çmimit dhe kjo do të ndikoj dukshëm në të hyrat e kompanive të Kosovës që prodhojnë materiale të tilla ndërtimore. Ilir Dula, zëvendësdrejtor në kompaninë “Rizam Holding” në Prizren ka dejklaruar për adion Evropa e Lirë se kompania e tyre prodhon 12 milion blloqe të tilla në vit por tani që i është mundësuar Serbisë të eksportoj prodhime të tilla në Kosovë, do të ndikoj në uljen e sasisë së prodhimit dhe kjo do të reflektohet në të ardhurat e 75 punonjësve në fabrikë e tyre. Edhe kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Materialit Ndërtimor nga Argjila, Mustafë Borovci, njëherësh pronar i kompanisë “Brickos” në Gjilan, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë se shfuqizimin e kësaj mase, prodhuesit vendor i vë në konkurrencë të ashpër me prodhuesit e Serbisë, të cilët subvencionohen në forma të ndryshme nga shteti i tyre. Ai ka  thënë se gjatë pesë vjetëve sa ka qenë në fuqi kjo masë, është përmirësuar dukshëm situata financiare e kësaj industrie. Sipas Borovcit, në Kosovë operojnë tetë kompani për prodhimin e blloqeve ndërtimore me rreth 1 mijë e 200 punëtorë. Dampingu nënkupton importin e mallrave në Kosovë, me një çmim më të ulët të eksportit, sesa çmimi i krahasueshëm për produktin e ngjashëm të destinuar për konsum në kushtet normale të tregut në vendin eksportues.

Kontrolloni gjithashtu

Sot pritet të përmbyllet rinumërimit të vendvotimeve dhe vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime të ardhura jashtë vendit

Arbër Jashari: Manipulimi i votave të hetohet deri te urdhërdhënësit, jo vetëm te numëruesit

Pas mospërputhjeve të mëdha të zbuluara nga rinumërimi i votave në disa komuna, avokati Arbër …