Prof. dr. Hakif Bajrami: 50 vjetori i dënimit të parë të Adem Demaçit, në vitin 1959 III

9.Shtabi i Titos për likudimin e shqiptarëve, si Hitleri çifutët

Karakterin revolucionar të luftës që e propagandonte Adem Demaçi për çlirimin e kombit shqiptar, për të dal në skenën historike si komb politik e konsideronte çështje më të ndërlikuar,prandaj kërkohej sakrificë,dituri, organizim dhe luftë vendimtare.,e cila do të përgatitej me kujdes, pa mundësi të kthimit prapa. Lidhur me këtë pozicion të Adem Demaçit, për luftën çlirimtare për ta shpëtuar popullin shqiptar nga shfarosja,sepse nuk ishte në pyetje vetëm liria dhe çlirimi,patjetër duhet sonduar me disa krahasime. Hitleri lidhur me shfarosjen e çifutëve me një anë dhe Tito-Rankoviqi, lidhur me shfarosjen e Shqiptarëve në anën tjetër e kanë një emërues të përbashkët. Të dy këto ekstreme, Adem Demaçi i kuptonte deri në hollësi pa marrë parasysh se i pari (Hitleri ishte nacist) ndërsa i dyti (Tito) ishte komunist. Derisa Hitleri me »Planin për zgjidhjen përfundimtare« planifikonte nëpër disa faza me i shfarosë çifutët nëpër disa etapa, Tito me »Marrëveshjen Xhentelmene 1953« në bashkëpunim me Turqinë në mënyrë perfide planifikonte shfarosjen (spastrimin) e shqiptarëve përmes dy metodave: për një herë, ose në disa etapa, deri më 1961. Mënyrat se si do të kryhen operacionet ishin te njeri dhe tjetri të ndryshme, por qëllimi i spastrimit si akt final ishte i njejtë.
Deri sa Hitleri kishte krijuar si diktator »grupet e veprimit special« për shfarosje të çifutëve,Tito si despot e kishte toleruar dhe lejuar me vetëdije »Klubin e Rankoviqit« që të organizojë dhe deportojë shqiptarë, PËR NJË HERË ose në etapa, me të gjitha mjetet në Turqi. Ishte kjo metodë e shfarosjes origjinale, së cilës i kishte dalë për krah një shtet gjithashtu marionetë e likuidimit të popujve të vegjël. Lidhur me këtë, deri sa »Grupin për veprim special«, e përbënin: Himleri, Hajdrihu, Alfred Rozenberg, Julius Shtrajker,William Frik, Hans Frank dhe Adollf Ajkman-grup ky i cili nepër disa faza(faza e kerijimit të GROPAVE, faza e krijimit të Vagonave të gazit, Faza e dhomave të gazit,faza e kesperimeneteve me trupa të njerëzve,ose si quhen ndryshe eksperimentet e Dr Sigmund Rasherit-janë shprehje e një smundje patologjike që është në gjenjdje, ta mendoi dhe zbatoi vetëm njeriu që synonte shfarsjen e një populli,as më pak as më tepër.
Tito në anën tjetër e kishte krijuar«Klubin e Rankoviqit«, në tëcilin bënin pjesë: Aleksander Rankoviq, Krste Cervenkovski, Svetisllav Stefanoviq, Millan Bartosh, Leo Grishkoviq, Vojkan Llukiq, Marko Vuçkoviq dhe Pavle Iviqeviq.
Të gjithë këta vrasës të shqiptarëve ishin vënë në veprim përmes shifrës sekrete nr. 3977-51 për ta shfarosë popullin shqiptarë,po iu dha shansë Turqia, përnjëherë ndërsa po taktizoi politika e saj shfarsoja konsiderohej se mund të bërëj siqë u bë nepër disa etapa deri më 1967. Etapa e parë ishte që shqiptarët të regjistrohet »turq«, etapa e dytë ishte menduar prej këtij shtabi ishte ajo e detyrimit të shqiptarëve për të shkuar në Shkup ose në Beograd, për të i marrë vizat (visikat-si thoshte populli). Posa merrej viza, kuptohet familiare, familja shqiptare një herë preferohej të vëndoset në Maqedoni,dëshira e pushtetit ishte që vendosja të bërej në Shkup.
Pastaj fillonte faza e tretë e përpunimit »fetar« se kemi të bëjmë me »turqë«, të cilët duhet të shpërngulen në Turqi. E vërteta ,despotizmi i Titos për të gjitha ata që synonin të mbesin në çfarçdo kushtesh në Kosovë, edhe për ata kishte ilaq »Klubi i Rankoviqit«,atyre u organizonte procese gjyqsore,të cilët ose i likuidonte në burgje, ose i vente në pranga me detyrim që të punojnë dhe aty të kapitullojnë përgjithëmonë. Kjo metodë ka qenë e aprovuar në »Klubin e Rankoviqit« dhe është aplikuar deri më 1961. Prandaj shqiptari i sojit të Adem Demaçit nuk ka mundur të i vërej këto krime mbi popullin e vet pa një reagim, pa një program ku shpalohet rruga se si të shpëtohet populli nga një shfarosje e sigurt.

Karakteri i çlirimit kombëtar, i kuptuar sipas Adem Demaçit nuk është vetëm luftë për bashkim por është dhe mbetet kërkesë për çlirimin shpirtëror, për ta krijuar populli një dinjitet stoik se nuk ka fuqi që do të mudnet për ta qitë fare,se nuk ka fuqi që do ta ndali atë popull drejtë pjekurisë politike kombëtare, kur e menjanon frigën dhe kur e vëndosë për të rrrezistuar. Lidhur me këtë Lëvija »Rrevolucionare për bashkimin e shqiptarëve« për të u ngritur në pozicion të kërkesave popullore,shtronte nevojen e ngritjes së INSTITUCIONEVE të mirëfillta të luftës ,pa të cilat formimi i kombit politik shqiptar ishte vetëm fiksion. Kërkohej pra për të i formuar konceptet e drejta së pari duhet për të i shtruar këto kërkesa para popullit të robëruar nëse dëshiron liri dhe me qenë komb politik:
1.Me qenë i bashkuar territorialisht,2.Me pasë një treg të përbashkët ekonomik,3.Me pasë një gjuhë të përbashkët kombëtare,4.Me qenë i bashkuem nga ndienjat e dashunisë,përkatësisë dhe solidaritetit reciprok vllazënor.Populli jonë, do të theksoi Adem Demaçi, i plotëson kushtet me numër 3 dhe 4. Prandaj, për të i rrealizuar parimet e bashkimit territorial dhe ndertimit të tregut përbashkët ekonomik,Lëvizja rrevolucionare për bashkimin e shqiptarëve,konsideron se rrealizimin e këtyre parimeve nuk duhet kërkuar nga forca e organizuar e JASHTËME dhe nuk duhet kërkuar ndihmë substanciale nga LARTË.Formimin e objektivave shtytëse dhe thmeltare të kombit duhet kërkuar nga BRENDA dhe nga POSHTË.Çka do të thot ky parim dialektik dhe ky nostrifikim shoqëror huristik. Do të thot jo vetëm grumbullim të fakteve dhe sistematizim të fuqisë, por do të mbetet gjithëmonë kërkesë për të i analizuar dhe bashkrënditur elementete e BRENDËSHEM, do të thot fuqia që buron nga populli, duhet orjentuar sikurse ligjin natyror që e drejton ujin teposhtë.Mu për këtë mësimi i Adem Demaçit për formimin ekombit është mësim dialektik,është koncept i hollë shkencor që i ka qëndruar kritikës ,edhe asaj me pendë edhe asaj me armë.

10. Lufta jonë ka me qenë e gjatë deri te çlirimi definitiv

»Filozofia ime e jetës që njeriu ta kundroj me besim e jo me dyshim,me dashuri e jo me urrejtje,sepse njeriu si qenie inteligjente e meriton një gjë të tillë,sepse njeriu është një mrekulli e natyrës, i cili është i pajisur me një mrekulli edhe më të madhe të natyrës/me shpirtin që është vazhdues i pandërprerë i individualitetit të njeriut ndër shekuj dhe i cili për dallim nga trupi ,nuk është i programuar që të vdes.Shpirti i njeriut është një fushë energjitike që ndryshon dhe ndryshohet,jep e merr,ndikon e ndikohet ,rritet e zvoglohet, shtohet e shpenzohet dhe vdes vetëm në raste të jashtëzakonshme, nëse njeriu bën krime të mëdha dhe të papërmirësueshme«, do të thotë Adem Demaçi. Këtë filozofi humane dhe shkencërisht të verifikuar, Adem Demaçi do ta zhvillojë me gjeneratën e tij në burgjet e Goli Otokut, Lepogllavës, Dobit, Stara Gradishkës, Gospiqit, Zenicës, Foçës, Sremska Mitrovicës, Pozharefcit, Nishit, Dubravës së Istogut, Idrizovës, Shpuzit, Suboticës, muret e të cilave janë skuqë me gjakun e njomë të bijëve më të nderuar, bijave më të devotshme të kombit shqiptar.
Në Programin e Lëvizjes, Adem Demaçi e shtron analizën dinjitoze lidhur me kryengritjën e Drenicës më 1945. Në Program gjithashtu i bërët analizë gjendjes politike,kulturore, sociale dhe shëndetsore në Kosovë. Për të i kuptuar drejtë çështjet e sipërtheksuara, autori i referohet me një studim eksplikativ të ashtuquejturit Kuvendit të Prizenit më 10 korrik 1945. Këtë kuvend Adem Demaçi e quen me të drejtë »llakërdi«. Lidhur me këtë duke e shqyrtuar konceptin e institucionit juridik të Kosovës,autori përpiqet të nxjerr një definicion ekstenziv lidhur me statusin e shqiptarëve.Të gjitha këto nocione i nxjerr nga tuba e normave jurdike,duke i ndërlidhë mardhëniet në mes të së drejtës dhe shtetit,duke shtruar terthorazi pyetjen e ndervarësisë në mes të shtetit dhe drejtësisë. Lidhur me këtë filozofi politiko-juridike Adem Demaçi gjithnjë ka parasysh faktin se shteti Jugosllav është krijuar nga padrejtësitë ,prandaj si konsekuencë e atij parimi, çdo »drejtësi« e dalur prej tij nga aspekti ekstenziv nuk është drejtësi, sepse ajo »«drejtësi« e mbron subjektivizmin krijues i cili nuk mund të nxjerrë kurrë ligje harmonike në baza shkencore.
Logjika juridike dhe sistematika e logjikës formale në Programin e Demaçit, përkon me tri nocione ku dëshmohet se autori e kishte përvetësuar deri në detale strategjinë e luftës dhe filozofinë e saj politike. Së këndejmi Adem Demaçi sheshazi del si njohësi i parë shqiptar i filozofisë juridike, sepse me guxim dhe me pashmangëshmeri lufton për ta zbuluar harmoninë juridike në mes të konceptit me të cilin e fillon mendimin, dhe gjykimin, të cilin e shtron konceptualisht në baza dialektike, për ta shtruar racionalisht përfundimin përkufizues, të cilin e shndërron në doktrinë, sepse atë e lidhë kaulitivisht prej shumë këndeve, të gjykimit, të veprimit shoqëror,për ta rikrijuar Kosovën e shkëputur, nga ajo praktikë që e gozhdonte.
Adem Demaçi duke u mbështetur në filoofinë sintetike të së drejtës ,me guxim e nxjerr konkluzën se do të fitojë. Me fjalë të tjera Adem Demaçi është filozof i perspektivës, i racionalizmit dhe i apriorizmit në përgjithësi sepse me guxim të pashoq i hyn problemit i cili në shikimin e parë »nuk kishte zgjidhje«.
E themi edhe këtë, se nocionet e Adem Demaçit janë shtruar drejtë në Program(qysh më 1962) sepse ai prejardhjen e diturisë për fitoren kombëtare e nxjerr nga aspekti dialektiko historik .Me një fjalë, ky luftëtar është politikani i parë shqiptar që e nxjerr doktrinën filozofike racionale duke iu shmangur transcendentalizmit dhe fokusimit të »realitetit për veti«. Ky politikan dhe filozof i së drejtës për Kosovën e lirë dhe etnike, të pangarkuar me urrejtje,sepse në te mund të jetojnë të gjithë njerëzit dhe të gjitha racat, empirzimin e nxjerr nga përvoja sensualiste duke i përjetuar me ndjenja ngjarjet dhe kthesat e mëdha, në Shqipërinë e tij etnike,duke i qortuar të gjithë ata që ia kishin copëtuar Shqipërinë, që e kishin kthyer një pjesë të kombit të tij në pozicion të mundshëm për shfarosje. Demaçi e qorton edhe kombin e vet, se po nuk veproi, po nuk lëvizi ,po nuk reagoi paqësisht përmes një evolucionizmi psikologjik duke iu afruar kështu substratit filozofik të demonstratës, e cila do të ngjajë më 1968, duke e mbajtur në të njëjtën kohë pushkën e revolucionit në sofër,duke e ndier nevojën për të si për ajër, pasi që arsimimi i popullit do ta ketë arrijë pikën eklektike dhe duke e shpjeguar tërë këtë sukses me modesti, duke u ruajtur shumë nga triumfalizmi lakmues. Këto rrethana, gjithëmonë ndryshuesit e sistemeve shoqërore i kanë ngritë deri te maja e piramidës,por të gjithë të tillët janë ngulë pastaj në te. Ndërsa me Adem Demaçin është fat kombëtar se ngjanë diçka e kundërt sepse është karakter i pathyeshëm,dhe po të ishte në pushtet ,gjithmonë do të mbetej opozitë e tij, sepse është në rend të parë filantrop dhe misionasr i lirisë univerzale.
Adem Demaçi me orientimin e tij patriotik do të ia ndezë kombit zemrat, do të ia ngrohë shpirtin popullit për sakrificën që e bënte edhe pse hapur nuk kishte guxim të solidariohej me te. Ky patriot jo që dëshironte të bëhej lider, por me veprimet e tij prej karakterit pathyer, do të kërkoi që populli të i evitoi të metat tradicionale. Përmes shkrimeve do të kërkoi që krahinat shqiptare mos të mbesin të izoluara në mes veti, sepse e dinte se izolimi shoqëror shpie kah krijimi e karaktereve egoiste, kah krijimi i personaliteteve që nuk shoqërohen me askë,që nuk e kanë kultivuar solidarësinë për të i ndihmuar të varfërit, të robëruarit. Adem Demaçi kërkon që fushat dhe malet shqiptare të kultivohen dhe kthehen në sherbim të kombit. Të njejtën kërkesë e ka për të i shfrytzuar lumenjët , për ndërtimin e rrugëve, shkollave,për emancipimin e femrës shqiptare, për evitimin »kirurgjik« të adeteve dhe aksioneve prapanike. Në veprën e tij »Gjarpijtë e gjakut« Adem Demaçi e lufton vajtimin dhe rënkimin,e kërkon nga populli pozicionin e njeriut që qesh, që është i gëzuar, që e do lirinë .Demaçi nga populli kërkon pasuri shpirtrore dhe materiale, kërkon vizion dhe punë për të dalë nga çarku i hekurt ti robërisë.
Adem Demaçi me stoicizmin e vet i ka dëshmaur popullit se fatalizmi është armiku më i egër që e pengon zhvillimin kombëtar në çdo sferë.Lidn tash pyetja, çfar domethënie ka fakti kur një femër shqiptare do të mbante zi edhe njëzet vejt për cilindo rast të vdekjës.E vërteta, respekti është kategori e fuqishme morale, por respekti nuk guxon të shndërrohet në fatalizëm dhe varfëri kauzale pastaj sepse njeriu që mban zi, është i privuar që të krijoi elan për punë dhe për progres. Edhe më keq, njeriu që mban zi, ai nuk qesh, ai duhet të duket i neveritur, i painvencë për jetë, për çdo gjë i brengosur dhe i paaftë.
Adem Demaçi e kërkon kombit shqiptar të lumtur, të fuqishëm, të ditur, të shëndetshëm,të orjentuar në punë krijuese, dhe të atill që programon se ku do të arrijë në çdo lëmi të jetës, sepse në atë të arritur ka të drejtë dhe për ta arritur atë , shqiptari duhet të mbetet i lirë dhe sovran,ndaj të gjitha veset tjera me kohë si pengesa të progresit do të evitohen.Së këndejmi, për të ia arritur qëllimit Adem Demaçi kërkon që populli të bashkqëndron , të veproi me forcë koncentrike kundër çdo prapambeturie.Me fjalë të tjera Adem Demaçi lufton që tërë populli të ndihet përgjegjës për atë gjendje që është, për atë pozicion që ka,ta pranoi kritikën dhe të edukohet në te. T’ i shpalohen popullit ëndrrat, dëshirat orientimet, por edhe të frenohen ato dhe të shkojnë deri aty ku përqendrohet pika kritike e zgjimit duke mos e rrezikuar tjetrin.

11.Adem Demaçi e nxori At Fishtën si shpëtimtar të shqiptarizmit

Adem Demaçi bëri kërkime serioze për ta zbuluar ilaçin që do të i pengonte shqiptarët mos të treten në shkretirat e Anadollit, sepse po mbeti Kosova pa shqiptarë,ajo ma nuk është pjesë e Shqipërisë. Një ndër faktorët që do ta nxiste popullin për të ndërtuar vatrat stërgjyshore deri në dashuri »rubairash« Adem Demaçi e gjen në artin e At Gjergj Fishtës.Edhepse nuk kishte interes politik,që të thellohet në këtë çështje, duke e njohur realitetin ideologjik në Shqipëri,Adem Demaçi e tha hapur dhe pa ngurim se ndalimi i veprave të Fishtës i sjellë dëme kombit shqiptar.
Adem Demaçi nuk ndalet në Programin e tij vetëm në zbërthimin e ardhmërisë, por duke u ndërlidhë në faktorët e kritikës shtron edhe kërkesa të cilat kërkojnë dituri dhe përkushtim për të u përballuar me to, shtrojnë nevojën që faktori njeri atë kritikë nuk e lejojnë të mbetet kurrë anësore. Pse Adem Demaçi di të mendojë dhe të veprojë me një autonomi të pashoqe, do të thoja jo vetem ndër shqiptar. Shtrohet edhe pyetja pse ky politikan bëri kritikë qysh më 1957 pse ndalohet Gjergj Fishta ndër shqiptar,kur ai paraqet ndërdijën gjenetike të vlerave të larata shpirtrore të kombit dhe të diturisë, e cila i lëvizë masat,nuk i lejon ato të kalbën në dembeli dhe papunë,të kënaqet besa edhe me robërinë. Nuk bëri lidhur me Fishtën Adem Demaçi asnjë kalkulim, as për nevoja të Kosovës, as për nevoja të Shqipërisë, edhe pse e dinte fare mirë se cili ishte qëndrimi pushtetit. .Së këndejmi, Adem Demaçi e zbulonte si luftëtar i denjë jashtë çdo klisheje ideologjike gjenialitetin e Fishtës, me një fjali, për ta njohur homerizmin kombëtar. Vallë, çka këtu të keqe,kur Adem Demaçi hapur ngritën kundër ndalimit të Gjergj Fishtës, asgjë. Vetëm frigacakët dhe autoritarët do të iu ken friguar Fishtës,bile edhe hies së tij. Ku janë sot të gjithë ata »shkenctarë dhe kritikucë që Fishtën e ngujuan në Bastilë, pa i kërcnuar askush. Mos të shkojmë mëtej por i pyes disa shkrimtarë dhe zhurnalistë që iu kanë vërsulë Demaçit për qëndrimin ndaj Konferncës Rambujesë, e kuptojnë ata politikën e filozofisë. Ju them troq se jo,janë shumë të verdhë,sepse tentojnë dhe mednojnë se po hyjnë për dere në dhomë,por do ta mësojnë një ditë, se kanë hy për dritare në vështrimet politikaneske të tyre. Gjërat janë ndryshe dhe tani për tani nuk mund të i kuptojnë sepse nuk din asgjë,me përjashtim të asaj që kanë parë dhe dëgjuar.

12. Frytet e sakrificës Demaçit në vepër relativizohen nga politikanët e verdhë

Për Adem Demaçin primare është lufta dhe e drejta në te, sepse e dinte se pa luftë nuk të kupton asnjë njëri gjëkundi. Dikush në qendrat e vendosjës në botë,bje rfjala e dinte se kush çka përfaqëson në Rambuje më 1999. Ai dikushi kishte arritur të bindë serbët dhe apsolutisht mendonte se pa »lejën« e Adem Demaçit nuk ka trim nane që në emër të shqiptarëve guxon të nënshkruej, që Kosova edhe komunë të mbetet. Ai dikushi e bënte pallën e safas dhe të bindurit në dhomat e Rambujesë,bile kërkonin edhe piano. Gojëkqijtë shqiptarë që e »njohin » politikën, filluan të flasin :«heu, apo e shihni çka po don me na ba ky Demaçi«. Adem Demaçi ,po ai »individualisti« i vjetër e »lakoi rrugën« dhe me vizion »bëri kritikë« se në Rambuje nuk shkohet për të mbetur në Kosovë 11ooo policë serbë. Serbët në anën tjetër mendonin se vetëm Demaçi »vendosë« dhe nuk nënshkruan asgjë. Çka ndodhi pastaj dihet:NATO ante postas.Kjo është filozofia e atij Demaçit që më 1963 nuk guxonte asnjë shqiptar i »madh« të i afrohet. Adem Demaçi edhe më 1993 në TV e Beogradit ishte vizionar ,por askush nuk deshti ta dëgjoi dhe tash, të gjithë po i numrojmë viktimat,po i sherojmë plagët,por mjerisht shumë kush është bërë patriotë dhe po e politizon livadhin e vet.
Të kthehemi prap në filozofinë politike dhe të veqojmë se Adem Demaçi, në Programin e Lëvizjes Revolucionare për bashkimin e shqiptarëve, i bëri analizë gjendjes në Jugosllavi,i bëri një analizë kritike situatës në Shqipëri dhe situatës në botë për ta shtruar DOKTRINËN politiko-filozofike edhe më fuqishëm me pyetjen parimore :cila është dokrtina jonë. Ajo doktrinë, theksohet në filozofinë e historisë demaçiane mund të ishte PASIVE-arsimore(evolutive) dhe AKTIVE- revolucionare kur fjalën kryesore për çdo finalizim të çështjes e bartë lufta e armatosur. Së këndejmi shprehet Adem Demaçi, lufta jonë do të zhvillohet në shkallë të vrullshme,do të jet e ashpër,nuk do të jetë e shkurtë por e gjatë. Luftën tonë, po dëshiruam sukses të plotë, duhet ta përqafojnë të gjitha shtresat e popullit.

13. Cila ishte taktika e preferuar e luftës për Adem Demaçin Në Programin e Lëvizjes Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve përpunohet deri në hollësi TAKTIKA e luftës për liri të viseve të robëruara. Lidhur me zbatimin e taktikës kërkohet që të plotësohen këto komponente:1.Mos me fjetë asnjë çast;
2.Punë e sotme mos më e lërë për nestër;
3.Puna me popull në çdo rrethanë;
4.Lëvija nuk guxon të shndërrohet në organizatë kadrovike;
5.Lëvizja nuk guxon të mirret me premtime, gradime, mashtrime,kërcnime etj;6.
Të futemi në veprim duke krijuar VEPRA, që do të thot për punën e Lëvzijës të flasin veprat.
Taktika e luftës për Adem Demaçin nuk është përmbajtja e punës programuar, por përmbajtja e punës është vepra e kryer me përgjegjësi dhe korrektësi,me seriozitet dhe kompetencë.Taktika e luftës për Adem Demaçin nuk ka hapa të mëdhenjë dhe të vegjël. Taktika ka hapa ,të cilët janë shprehje logjike e rrethanave të krijuara shoqërore dhe politike në rrugëtimin e shtrenjtë të pjekurisë.

12.Doktrina e fitores në luftë për bashkimin e trojeve shqiptare

Për ta kuptuar me lehtësi objektivin thelbsor të luftës për bashkimin e trojeve shqiptare për Adem Demaçin, mbetet aksioma se LUFTA JONË ËSHTË E DREJTË. Me bazamentin, se lufta jonë është e drejtë kërkohet që të binden miqët dhe populli liridashës në çdo kohë dhe rrethanë politike.
Sipas autorit të Lëvizjës Revolucionare për Bashkimin e tokave shqiptare, ideologjia si mjet i luftës është çështje sekundare. Kahdo që të orientohemi në zgjidhjenn e statusit përfundimtar të Kosovës, thotë Demaçi, çështja shqiptare nëse zgjidhet sipas pikëpamjës së DEMOKRACISË PERENDIMORE,ose nëse çështja shqiptare do të zgjidhet sipas pikpamjes së DEMOKRACISË SOCIALISTE, e DREJTA ËSHTË ME NE,me popullin shqiptar. Në këtë fushë të luftës, ideologjia për Adem Demaçin nuk paraqet kurrfar bariere, qoftë politike,qoftë ekonomike, primarë mbetet liria dhe bashkimi i tokave shqiptare,gjithëandej kah i thonë Shqipëri etnike. Lëvizjën rrevolucionare e përshkonte pra shqiptaria dhe jo ngjyrat politike .
Në Programin e Adem Demaçit, Lëvizja Revolucionare për bashkimin e shqiptarëve,për popullin shqiptar që ishte i robëruar nga Jugosllavia ,lria ishte e sigurtë të fitohet vetëm përmes luftës së armatosur. Thuhet kështu, sepse Adem Demaçi e njihte egersinë dhe brutalitetin e një sistemi dhe një politike, e cila kishte bërë programe jo vetëm për ta mbajtur popullin shqiptar në robëri, por në rastin final synohej shfarosja.
Në fund të Programit të Lëvijës ilegale Revolucionare për bashkimin e shqiptarëve, thuhet tekstualisht: »Në fund kishim me thanë se lufta jonë asht e DREJTË,madhështore dhe e lavdishme,mbasi lufta jonë asht në pajtim me ligjet e zhvillimit të shoqnisë njerëore,mbasi lufta jonë asht në pajtim të plotë me zhvillimin historik,mbasi na jemi tue notue ujit teposhtë, kurse lufta e robnuesve tanë asht e pedrejtë, e poshtër dhe e turpshme, mbasi lufta e aneksionistëve tanë asht në kundërshtim me ligjet e hvillimit të shoqnisë njerëzore,mbasi anmiqtë tanë janë tue notue ijit përpjetë-le të zgjasi lufta jonë sa të dojë, le të jetë ajo e pabarabartë sa të dojë,le të jetë ajo e vështirë dhe e përgjakshme sa të dojë- në FUND të FUNDIT na do të dalim ngadhnjimtarë,faqebardhë-në fund të fundit populli shqiptar do të bashkohet nën flatrat e shkabës dykrenshe legjendare.
Le ta ngrehim ballin naltë me besim të patundun në zemër se mbas dimnit-sado i gjatë dhe i ashpër qoftë-do të vijë pranvera me behar e lule plotë«.Këtë besim e kishte AAAdem Demaçi në popullin e tij ,në lirinë e shtrenjët të tij.

14.Lideri për Shqipërinë etnike

Lideri shqiptar jo vetëm më parë, por edhe gjatë tërë shekullit njëzet e kishte vështirë të promovohej me të gjitha vetitë që i duheshin. Nuk është thënë kot dikur se çdo popull e meriton Qeveinë që e drejton. Duke u përpjekur që këtë aksiomë ta relativizojë Adem Demaçi në Programin e tij do të shtroi këtë qëllim: »Qëllimi i parë dhe i fundit i Lëvizjes sonë asht sigurimi i të drejtës për vetëvendosje deri në shkëputje për viset e banueme në shumicë prej shqiptarësh….qëllimi i parë dhe i fundit i Lëvizjës sonë asht çlirimi i krahinave Shqiptare, të aneksueme prej Jugosllavisë dhe bashkimi i këtyne krahinave me nanën e vet –Shqipërinë.Lidhur me këtë qëllim Adem Demaçi mëtej vahdon: Lëvizja jonë, për me mbrrijtë qëllimin e naltpërmendun, ka me përdorë të gjitha mënyrat dhe mjetet që i vijnë përdore-prej atyne politiko propogandistike-mjete paqësore e deri te lufta e armatosun dhe kryengritja e përgjishme popullore-mjete jopaqësore…..Aktiviteti i Lëvizkes që e drejtonte Adem Demaçi kishte shpaluar aspiratat që të shkojë deri në atë shkallë, sa të i çlirojë dhe të i bashkojë me Shqipninë krahinat Shqiptare-të aneksueme prej Jugosllavisë«. Këtë qëllim të Liderit shqiptar do ta pranojnë shqiptarët në shkallë apsolute.Ai pranim do të shkojë deri aty gjatë viteve nëndëdhejtë të shekullit njëzetë sa që Demaçi hapur do të marr edhe përfaqësimin politik të UÇK-ës, në qendër të Prishtinës, pa asnjë dyshim se do të vritet ose do të burgoset nga okupatori

Lufta e Adem Demaçit në Forumin Demokratik në vitin 1990 ishte largëpamëse dhe vizionare sepse prej të gjithëve kërkonte politikë aktive e jo kozervim dhe frigsim të popullit , e pastaj të sillemi deri te poshtrimi dhe kushtet buzë shkatërrimit.
Programi i Adem Demaçit ishte një kohë të gjatë Kushtetutë ilegale e Kosovës.Çarqet policore me lajmërimin e këtij projekti kombëtar kishin bërë çdo lëvizje për ta asgjasuar edhe ekzaplarin e fundit.Me gjithë atë nuk ia kishin arritur.Pengimin e përhapjes së këtij Programi vizionar çë është e verteta e ka »luftuar« edhe propoganda e lansuar kuturu nga disa qarqe shqiptare, kinse ky dokument është i »majtë«. Ky konstatim nuk e kishte asnjë bazë shkencore e as ornetuese akcionare,por i duhej establishmenit politik për propogandë,e cila kurrë nuk arrijti të përfotoi prej saj.
Frytet e para legale nga Programi i Adem Demaçit i cili e drejtonte Lëvijën rrevolucionare ishin demonstratat e vitit 1968 dhe 1981 për liri dhe bashkim të shqiptarëve.Ato ngjarje janë organizuar dhe zhvilluar pikërisht sipas Programit të Adem Demaëit. Me emrin e tij pra kanë filluar ngjarjet madhështore të studentëve para Fakultetit Filoofik të Prishtinës më 1968. Me atë fillim ,e tërë ajo energji rrevolucionere që ishte kondenzuar në rininë shqiptare, do të fillojë njëherit fundi i jetës së burgut më të madh të popujve që quhej Jugosllavi, si krijesë artificiale në sallonet e Versajit. Lind tash pyetja,pse ishte aq masive Lëvizja rrevolucionare shqiptare në sferën ilegale, por legalishtë thue se nuk kishte aq shumë përkrahës. Të përgjigjesh në këtë pyetje nuk është një filozofi e pakomplikuar. Është e vertetë se gjenerata e rinisë shkollore dhe studentore e admironte Adem Demaçin. Por është e vertetë edhe një fakt se Sigurimi jugosllav kishte bërë në Kosovë shtetrrethim të atillë sa që çdo shkendi demaçiane e luftonte me një brutalitet të ulët prej tiranësh monstruozë. Edhe Sigurimi i Shqipërisë në anën tjetër nuk kishte interes që Adem Demaçi të i kalojë kufijtë e Kosovës me autoritetin e tij, sepse edhe atje kishte frigë se një ditë do të »demaçizohet« e tërë Shqipëria sikurse Kosova. E shprehur më shkoqur, në Shqipëri kishte plotë patriotë që i kishin përjetuar në burgje edhe nga tridhjetë vjetë,por ai burg ishte me një »ngjyrë dhe përmbajtje« tjetër. Të përbashkët të dy burgjet dhe lëvizjet ilegale e kishin një emrues,sepse »thyesat matematikore« ishin të njejta, sepse në veprimtarinë e tyre bazoheshin në traditën e lavdishme të Rilindjës Kombëtare, në Programin e Komitetit Mbrojtja Kommbëtare e Kosovës, në Marrëveshjen e Mukjës dhe në Rrezolutën e Këshillit Nacionalçlrimtar të Bujanit për bashkimin e tokave shqiptare,për çlirimin e të gjithë shqiptarëve nga prangat e ideologjisë.. Nga kjo bazë e fuqishme programore, pushteti në Beograd dhe pushteti në Tiranë, nuk mund të futën në një çmim,por në shumë situata,dëshmojnë dokumentet veprimet kundër kosovarëve kryengritës i kishin të kordinuara.Vetëm zhurma bërej e veçantë nga të dy palët.
Situata në Kosovë po vinte duke u ashpërsuar në relacionin Kosova -Jugosllavia edhe pse më 1974 ishte aprovuar Kushtetuta. Vetëm ata më të devotëshmit mendonin edhe pas vitit 1974 se çdo gjë është në fillim. Kosova ka fituar diçka konkludohej në shkollën politike rrevolucionore të Demaçit,por ajo nuk është përmbajtja statusore,se pse Kosova duhet të nxirret nga Serbia.Së këndejmi ngritja e Kosovës REPUBLIKË e kishte qëllimin e fitimit të statusit nga vetvëndosja në shkëputje. Fjala Kushtetutë në rrafshin juridik flet shumë për atributin shtetror,por Lëvizja rrevolucionare për bashkimin e shqiptarëve, nuk kishte shprehur ndonjë entuziazëm se Kosova shpëtoi. Mu nga shkaku se entuziaëm nuk kishte, mu nga shkaku se pushtetit i kishte hy friga në palcë,më 1975 do të burgoset Adem Demaçi dhe një dyzijnë intelektualësh patriotë. Kjo burgosje nuk u përngjante birgimeve të mëparëme. Adem Demaçi me shumicën dermuese të tyre as nuk njihej,por ata e njihnin Demaçin,ishte shprehur një ish udbash,dëshmojnë të dhënat. Demaçi më 1975 do të burgoset jo me »porositë e shqipfolësve shqiptarë« si ka patur persiatje edhe nga shumë mese shkencore në Kosovë dhe Shqipëri. Jo skenarin për burgosjen e Adem Demaçit del sheshazi se e kishte përgaditë Beogradi, e kishte lejuar Tito dhe P Stambolliqi, ndërsa në Kosovë të gjitha veprimet »misterioze« i ka kryer krimineli Dushko Ristiq. Por me gjithë denimin drakonik, »për ta shpëtuar Kosovën«, qarqeve të Beogradit nuk do të mundet për të i ndihmuar ma asgjë, as Libri Kaltërt(1976) as Projekti i Memorandumit(1979) për mbylljen e ca fakulteteve dhe shkollave normale në Kosovë,as autoriteti i Titos dhe i Jugosllavisë tij të mosinkuadrimit. Jugosllavinë do ta shtrojnë për dhe dhe do ta kompromitojnë deri në humnerë, pikërishtë nxënsit e Adem Demaçit dhe Metush Krasniqit, shkolla kombëtare demaçiane e ilegalës dhe legalës,për të shpërthyer me tërë vrullin rrevolucionar gjithëpopullor në demonstrata më 1981. Shkolla e Adem Demaçit me këto ngjarje kthesë tani ma kishte fituar të drejtë qytetare. Ma nuk kishte dilemë, demonstratat nuk patën të ndalur ,e vejnë çështjen e Kosovës në krye të çështjeve politike evropiane.
Për ta luftuar Lëvzijën rrevolucionare për bashkimin e shqiptarëve, qarqet shtetrore serbe e kishin bërë një analizë të hollësishme lidhur me orjentimet politike shqiptare gjatë viteve 1971-1981.Kjo analizë,në të gjitha kaptinat e saj ka për qëllim diskreditimin e Lëvijës rrevolucionare shqiptare në rend të parë, dhe ngrtijën e një akuze të përgjithëshme ndaj rinisë shkollore shqiptare.E vërteta, «studimi« i policisë sekrete të partisë komuniste qalonte në çdo kaptinë dhe në çdo lëmi që e kishte shtruar për analizë.Aty vërehet se trupin e Jugosllavisë e kishte përfshi metastaza kanceroze vdekjepruese e kërkesës serbe për Serbi të madhe. Sipas të gjitha argumenteve arkivore, analiza e policisë partiake serbe kishte mbetur për »tri koka« prapa strategjisë kombëtare të Adem Demaçit. Djalëria kosovare ma nuk kishte iluzione se çka duhet bërë. Ajo djaleri e kishte të qartë edhe faktin se çka nuk duhet bërë.Nuk kishte ma forcë që do ta ndalte rininë shqiptare në lëminë e kundërshtimit qytetar modern siqë ishin traktet dhe demonstratat. Rinisë shqiptare i duheshin vetm një muej për të i përgaditë demonstratat,ndërsa qarqeve në pushtet i duheshin vite për të i kuptuar ato. Me fjalë tjera ,falë sakrificës dhe vëndosmërisë, aksionet antijugosllave e kishin tejkaluar forcën brutale që po manifestohej dhe papagallimin se shqiptarët »i kanë të gjitha drejtat«. Por aty kah viti 1985 ishte Rinia shqiptare ajo që nuk donte të ndalej. Në Dardaninë e lashtë dhe në Kosovën e re moderne tani po binte vetëm një tupan. Ritmet e luftës për liri ishin në prag. Në këtë luftë di të lindin komandantët e ri:Komandant Remi, Komandant Buja,Komandant Sandokani, Komandant Sulltani, KomandantÇeliku,Komandant Haredinaj, Komandant Lushtaku, Komandant Leka, shumë trima si këta, të gjithë nxënës të shkollës Adem Demaçit, profesor Ukshin Hotit.
Ku mbështetet një konstatim i tillë. Plejada e luftetarëve patriotë si Metush Krasniqi, UkshinHoti, Halil Alidemaj, Skender Kastrati, Xheladin Rekaliu, Ismajl Dumoshi, Hydajet Hyseni, Jusuf Gërvalla, Bajram Kosumi etj.etj do të shënojnë etapën e re të tajm bajndingut revolucionar luftarak shqiptar, gjithënjë të bazuar në Programin politik kombëtar të Adem Demaçit. Edhe kjo plejadë veprimtarësh politikë,në asnjë levë të veprimit kur është në pyetje kombi, nuk do ta zavedsojnë ideologjinë me çështjen madhore të bashkimit dhe çlirimit, si do të ngjaj afro pesë dekada me luftën politike në Shqipëri.Për shkollën politike të Adem Demaçit ,çështja kombëtare vlente për të u përthekuar po me ato përkushtime dhe po me atë sinqeritet sikurse kishin luftuar gjyshit e kësaj plejade kundër robërisë Perandorisë osmane. Ashtu edhe gjenerata e Zahir Pajazitit dhe heroit legjendar Adem JASHARIT do të përqendrohet për ta luftuar me kritikën e armëve, ashtu si i kishte porositë BACË Adem DEMAÇI më 1958-me kryengritje të armatosur,me formimin e forcave drejtuese të luftës , që të bërët pra luftë intelektuale-profesionale.

15.Adem Demaçi drejton në Prishtinë Zyrën politike të UÇK-së

Në nëntor të vitit 1998 Adem Demaçi do të u drejtohet këshilltarëve politik:është nderë të vritemi për liri të këtij populli, i cili qe 2000 vjet nuk e ka shijuar lirinë.
Është nderë nëse vritemi për lirinë e Kosovës, ishin fjalët e para për këshilltarët e ngushtë të tij, në një atmosferë tejet krenarie që trimat e UÇK-ës po shënonin rrezultat pas rrezultati në fushën ushtarake. Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte nxënë shtat, UÇK kishte krijuar, përkundër psimeve të popullit një përvojë të lakmueshme të luftës. Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte nevojë për afirmim të mëtejmë politik dhe diplomatik. Adem Demaçi do të bërët ai që për çdo ditë edhe nga gjashtë ekipe të gazetarëve do të i drejtoi nepër viset e ndryshme të Kosovës. Nënshkrimi i Adem Demaçit ishte pashaporta më valide për ta shkelur tokën e Kosovës çdo diplomat dhe gazetar i huej tokë kjo që po vlonte nga xhaku i trimave të lirisë,vëllazërve dhe metrave të Xhevë Ladrofcit me burrin e saj HERO.
Më vraj por mos më poshtro-do të u drejtohet Adem Demaçi disa herë kriminelëve serbë. Vrasja e Adem Demaçit në anën tjetër, disa herë ka qenë e përgaditur,por vetëm falë guximit dhe intuitës së Bacës ,ai ka shpëtuar duke u mbrojtur nga ushtarët dhe oficerët e devotshëm të UÇK-ës dhe këshilltarët e tij, duke lakuar rrugët dhe duke u siellë në vendin e sigurtë ku nuk andrronte okupatori.
Nuk kishte ma dilemë se në fund të vitit 1997 se Ushtria Çlirimtare e Kosovës po bërej PROMOTORE e çlirimit të Kosovës.Ishte formuar Shtabi i përgjithshëm,ishin formuar shtabet e zonave operative,ishin formuar brigadat dhe njësitë tjera të frontit dhe të prapavisë. Lufta po merrte dimenzion afirmues në arenën ndërkombëtare.Së këndejmi Shtabi i përgjithëshëm ushtark,Drejtora politike, Zyra politike në Prishtinë dhe veprimtaria diplomatike jashtë Kosovës, po shndërroheshin në një simfoni legjendare fitimtare krahas vuejtjeve dhe traviatave që po i nënshtrohej populli.
Me 1 tetor 1997 luftës ilegale të Adem Demaçit si lider që ishte i kishte ardhë fundi i fundit.Pas një kohe ky patriot do ta lëshojë drejtimin e Partisë Parlamentare të Kosovës dhe do ta marr për ta drejtuar Zyrën politke të UÇK-ës në qendër të Prishtinës.Aty një ditë bashkpunëtorëve të vet do të u drejtohet:Lufta ka filluar,mos u frigoni se e drejta është me ne.Së kishte ma dilema se kush do ta sjellë NATO-n në Kosovë.Askush tjetër përpos gjaku i dëshmorëve tanë,lufta e lavdishme e UÇK-ës,gjenerata e Zahir Pajazitit, Adem JASHARIT,Ilir Konushefcit,Luan Haradinajt,Fehmi-HERO-Lladrofcit,Xhevë Lladrofcit e shumë vllazërve dhe motrave të saj që ranë për liri të tokës arbrore.
Të gjithë ata që nuk ndalën dhe nuk mendojnë esull se nuk është njësoj si për ta krijuar një parti,ose shumë parti politike, sikur për të formuar USHTRI.Së këndejmi, Adem Demaçi me krenari e la udhëheqjën e partisë dhe iu bashkangjitë trimave të UÇK-ës.Me këtë spjegim dihet pra kush e solli NATO-n në Kosovë, askush tjetër përpos Ushtria Çlirimatre e Kosovës.
Kur është në pyetje veprimtaria e Adem Demaçit gjatë viteve l998-l999(deri në fund të shkuritit) duhet të dihet se nënshkrimi i këtij patrioti ka qenë »pashaporta« më valide për të kontaktuar gati 100 gazetarë të huej me drejtuesit e UÇK-ës.Lidhur me këtë mendoi se edhe kur është fjala për mospjesmarrjen e Adem Demaçit në Konferencën e Rambujesë,anash vuejtjet shpirtrore të tij sepse nuk mund të pajtohej me 3000 policë serbë dhe dyfish më tepër ushtarë serbë që të mbeten në Kosovë. Adem Demaçi i dinte farfe mirë kornizat e tubimit të Rambujesë,i njihte më mirë se çdo politikan shqiptar prapaskenat serbe, në anën tjetër. Sërbet për fatin tonë historik, duke menduar se pa FIRMËN e Adem Demaçit, asgjë nuk vlen kur janë në pyetje shqiptarët, prandaj nuk do të nënshkruajnë, do të tallen me komunitetin ndërkombëtar si në Rambuje ashtu edhe në Paris më 1999. Lidhur me këtë, mendoi në bazë të disa argumenteve që janë nxënë në dokumentacionin serb (shkurt-maj 1999) se me këtë »çmim« të mos shkuarjës së Adem Demaçit në Rambuje dhe Paris, serbët kanë bërë shaka, por kur e kishin kuptuar se Kosova ka shum Adema legalë dhe ilegalë, por kur e kishin kuptuar se çka do të thot rroli i »kundërinformatës«, atëherë i kishin avionët e NATO-s mbi qiellin e Beogradit dhe kudo, ku shkeli çizmja e tyre vrastare.
Si përfundim,nënshkrimi i kapitullimit nga ana e oficerit të lartë serb në Kumanovë,për Kosovën do të thot fillim i një epoke të re,fillim i një etape historike për ta ndërtuar shtetin e Kosovës.Le të jet ai shtet »shumë i vogël«,por duhet të dihet se famën e ka të madhe.Le të jet ai shtet »shumë i ngushtë«,por duhet të dihet se shtrirjën e ka evropiane,le ta pengoi këtë shtet kush të dojë përbrenda dhe përjashta, në fund le të dihet se në të mund të jetojnë të lirë të gjithë njrëzit e kësaj bote.Le të jet ai shtet »shumë i dobët« ,por le të dihet se e kanë krijuar komandantë çelikët, që me dituri dhe menquri e kanë zhvilluar tajm bajndingun shqiptar, në funksion të ngadhnjimit që identifikohet jo ilegalisht, por legalisht sepse e meriton interesin evroperendimor. Për këtë shkollë ka menduar dhe vepruar ,është kalitë në jetën e tij, në burgjet serbe fituesi mbi luftën politike dhe ushtarake kundër Jugosllavisë, Adem Demaçi.

16.Pse Adem Demaçi u bë lider kombëtar

Lideri është personi komplet që ka karakter të pathyeshëm,që e njeh detyrën deri në profesion të përkryer,që ka kompetenca dhe ambicie për të irrealizuar vizionet, i cili nuk mirret fort me faktin se si me punuar por me imperativin çka me punuar,duke e vrejtur realitetin me një guxim që vrojton jo vetëm me sy por vëren dhe punon me syrin e mendjë\es dhe shpirtit për të bërë ndryshime kolosale në dobi të kombit dhe të njerëzimit. Lideri si Adem Demaçi që është ,në bazë të argumenteve kurrë nuk vepron në bazë të instinkteve, por gjithmonë mbështetet në analiza të cilat i studion në lëvizje me një aftësi që krijon realizëm por jo emocione dhe metafora politike.
Shtrohet pyetja pse shqiptarët pas Skenderbeut mbetën pa lider,pa prijës shpirtror dhe shtetror institucional. Lidhur me këtë, politika e okupatorit ishte në dijeni se shqiptarët mund të krijojnë lider,por e dinte edhe faktin se lideri mund të imponohet me aftësitë që ia dhuron natyra njeriut ose ia imponon rrethi shoqëror. Mu për këtë, trojet shqiptare ishin të destinuara që mos të kanë të drejtë të hapin shkolla, që këto troje të mbytën në humnerën e skamjës dhe injorancës.E vërteta, lideri mund të lajmërohej, por ai kishte mundësi të qëndroi në Stamboll,ose të u sherbei interesave imperiale të okupuesit të trojeve shqiptare.Jo vetëm kaq, duke mos mundur që ta ndalë lëvzijen e diturisë shqiptare qarqet osmene lejonin që shqiptari të bërët lider në ndonjë dhe të huej, por jo në trojet ku ai kishte lindur.Ky fenomen në një mënyrë do të bëjë përjashtim në kohën e Rilindjës kombëtare,kur shqiptarët sidomos përmes Lidhjës shqiptare të Prizrenit do ta promovojnë liderin e tyre promotor që po ngritej në personalitetin e Ymer Prizrenit. Edhe më qartë, posa Ymer Prizreni u forcua sidomos në Viljaetin më vital shqiptar-në Vilajetin e Kosovës, pa një pa dy Abdyl Frashërit do të i lejohet për të ardhur në Kosovë(më 1879) dhe për një kohë deri sa ta vejë Ymer Efendinë në »plan të dytë«. Ai do të qëndroi në Prizren e pastaj kur do të i vij radha që të ngritet në Lider të vërtetë Abdyl Frashëri, jo që do të denohet me vdekje, por edhe tërë stafi që e përkrahëte do të syrgjynoset ose do të likuidohet. Do të syrgjynoset madje edhe Ymer Prizreni. Kështu lideri shqiptar asesi të promovohet deri më 1899.
Në fund të shekullit XIX shqiptarët e Kosovës do të provojnë për të promovuar lider të rinjë me Haxhi Zekën në ball, por edhe kësaj radhe qarqet sllave në bashkpunim me ato osmene si armiqë të përbetuar të shqiptarizmit do të i hyjnë likuidimit fizik të Haxhi Zekës në fillim të shekullit XX, për të mbetur shqiptarët sërish pa lider, do të thot pa udhërrefyes, pa prijës, të përqarë dhe të nepërkëmbur deri në ekstrem. Kuvendi i Ferizajit (1908) do të shënoi fillim të një Epoke të re të krijimit të një lideri të posaçëm shqiptar. Por si të krijohej ai lider ,i cili nuk dinte të komunikoi me popullin, nuk kishte fuqi ekonomke në anën tjetër që të imponohet me asgjë, nuk kishte kushte që të krijoi ndonjë forcë e cila kërkonte mjete për ta mbajtur si që kishte bërë Skenderbeu. Me gjithë këtë Kongresi i Manastirit (1908) do të i ofroi kombit shqiptar shansën për të krijuar lider shtetror dhe lider kulturor. Lideri shtetëror në Manastir do të provohet për të u krijuar nga Midhat Frashëri si kryetar Kuvendi që ishte(Manastir),por do të provohet që të krijohet lideri edhe nga gjeniu i letrersisë sonë At Fishta, i cili ishte Kryetar i Komisionit për përpilimin e Alfabetit, për të cilin shqiptarët deshiruam ose jo kishin kundershtime serioze në mes veti. Edhe në luftat e mëdha shqiptare 1910-1912 shqiptarët përkundër gjakut dhe heroizmit që u dëshmua nuk mundën që të prodhojnë LIDERIN kombëtar që kërkohej në kuptimin e plotë të fjalës.Mu nga shkaku se nuk kishte kush të i akordoi sukseset e luftave, ajo luftë dështoi, sepse faktori ndërkombëtar Shqipërisë së katër vilajeteve, ia dha zjarrin nga të katër anët.Së këndejmi, promovimi i Ismail Qemalit për lider të kombit shqiptar më tepër është rrezultat i silljeve të jashtme se sa i kërkesave të brendëshme shqiptare, sepse po ai faktor i jashtëm liderin e Kosovës(Hasan Prishtinën) e privoi nga liria që në fillim të nëntorit 1912, me të vetmin qëllim që planet e Superfuqive(Anglisë, Francës, Italisë, Gjermanisë dhe Rusisë) mos të prishen.Fal raportit të këtillë të forcave pozicioni i lidershipit shqiptar (Ismail Qemalit) do të zgjatë vetëm njëmbdhjetë muej.Pozita e Hasan Prishtinës, i cili kishte dhënë prova të dukëshme se në veri të trojeve shqiptare është i pakontestueshëm, ndërsa në Jug nuk do ta bëjë asnjë koncesion kufijësh, do të kontestohet shumë keq po nga ato forca që nuk mundëshin të ndahen me të kaluarën, qoftë fetare qoftë shtetrore(osmano, greko,sllave).Kështu kombi shqiptar në Luftën e parë botërore do të gjindet në një kaos liderësh, të cilët as nuk din çka duan as nuk kanë vizion, as nuk kanë karakter,po as kompetencë diturore dhe popullore që të vihen në ball të kombit.Duke u gjetur në kësi pozicioni, viset shqiptare do të »«shitën e stërshiten« si në ankand:dikush me Italinë, dikush me Osmanlinë, dikush me Serbinë, e dikush me varfërinë-të gjithë me tradhtinë. Pas Luftës parë botërore, shqiptarët do të lëvizin nepër shumë tubime, por asesi të gjinden deri më 21 janar 1920 së bashku si që u veprua në Kongresin Kombëtar të Lushnjës.E verteta atij kongresi në bashkimin e »kokave« do të i ndihmoi Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës, të cilit i printe një njeri që nuk kishte as fuqi mendore, as kredit të mesit shqiptar që të bërët LIDER i Kosovës. Çka është edhe më keq, jashtë Komitetit Kosovës kishin mbetur Hasan Prishtina, Bajram Curri,Nexhip Draga.Pra, kush prejtyre të bërët lider, as shansë nuk kishte sepse nuk lajonin as rrethanat, as populli nuk ishte i gatëshem të i pranoi.Ne mund të flasin në anën tjetër për luftën e Azem Bejtës, por liderizmi i tij ishte shumë larg realitetit, sepse ai as nuk kishte forcë intelektuale, as nuk kishte ambicje që pranë të gjithë atyre »ylemave« si thoshte vet, ai të ulet e të kuvendoi me ta.Çka është edhe më keq, familjet e njophura shqiptare ishin shkatrruar dhe siellë buzë varfërisë nga okupatori. Edhe nga ky kënd pra nuk kishte mundësi të prodhohet lideri.Se nuk kemi patur lider të mirëfillt deri më 1925 vërteton fakti i ndrrimit të qeverive në Tiranë E verteta, lider në kuptimin e vërtetë të fjalës nga viti 1928 e deri më 1939 ishte Mbreti i shqiptarëve Ahmet Zogu, kuptohet falë sjelljeve të tij vetëm në shkallë nominale. Por kur është pytje Kosova edhe pse ishte Ferat Draga personalitet i pakontestuar kombëtar dhe politik, autoriteti i tij përdhosej sepse sa herë që mbaheshin zgjedhjet në shtetin SKS, ai ose burgosej ose denohej me 101 vjet burg të rëndë.Kjo situatë do të zgjatë deri më 1939,përkatësisht deri më 1941.Kur të i shtohet këtij realiteti fakti se më 1925 ishte vrarë miorisht Bajram Curri, më 1928 ishte vrarë Nazim Gafurri, më 1929 ishte rarë Shtjefen Gjeqovi, më 1933 ishte vrarë Hasan Prishtina,më 1941 ishte vrarë Sherif Voca, çështja e krijimit të liderit shqiptar ishte pozicion katastrofik. Ky pozicion nëse studiohet vertikalisht, pastaj dëshmon se edhe familja e fortë patriarkale shqiptare ishte buzë kompromitimit tragjik. Gjatë Luftës dytë botërore si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, në skenën historike do të dalin persona(jo personalitete) që nuk kishin as moshë, as aftësi, as vizion për pozitë të liderit. Me gjithë këtë rrethanat politike në botë në mbarim të Luftës, do të na i krijojnë dy »liderë« të cilët pozicionin e tyre do ta mbështjellin me ideologji,në vend se me karakter, me kompetenca, me vizion, me ambicie, me shpikje dhe me bulime që popullarizojnë kombin dhe synimet e tij, duke parë gjithmonë me dy sy,plus me syrin e mendjes dhe me syrin e shpirtit në interes të tërë kombit. Ky lloj i liderit i ka munguar kombit shqiptar deri më 1958. Pikërisht më 1958 jo rastësisht do të burgoset Adem Demaçi. Si kemi theksuar edhe më parë Adem Demaçi në fillim do të mbetet në burg i vetmuar. Por falë karakterit të tij të pathyeshëm, falë kompetencave të tij si shkrimtar dhe intelektual që kishte shtruar ambicie që të i prijë inteligjencës shqiptare jo vetëm në lëminë kulturore, por me një mjeshtri të rrallë, e cila kërkonte guxim dhe paanëshmëri kishte shtruar çështjen e pozitës Kosovës dhe Çamërisë.Shtruarja e këtyre çështjeve kaq qartë dhe kaq natyrashëm, sidomos me programin e tij të publikuar më 1964 se Çështja e Kosovës, po edhe e Çamërisë do të ndiqet politikisht në baza paqësore. Por ajo politikë do të shkojë deri aty në valët paqësore,por kur do të vërehet se nuk shkon mëtej çështja, shqiptarët do ta shtrojnë çështjen e lirisë me politikë jopaqësore,me luftë të armatosur. Sot të dy këto procese janë kryer, lideri politik dhe shpirtëror i shqiptarëve ka shkuar në histori. Vizioni i tij sot është realitet në Kosovë,por me të gjitha mjete në Kosovë është krijuar një kastë e cila për interesa personale po bën aq sa ta sakrifikojë tërë atë çka ka bërë ky LIDER për kombin dhe lirinë universale në përgjithësi. Sot kombi shqiptar nuk ka lider të vertetë, por ka shumë liderë ,të cilët nuk lejojnë njëri tjetrin që ta kemi një lider të vetëm. Dikush do të pyeste, pse nuk po e merr sërish Adem Demaçi pozitën e prisit. E them me kompetencë, se sot shqiptarizmi është mbushë me demagogë dhe personalitete të korruptuar sa që edhe një herë po të lindëte Demaçi, nuk do të kishte çka të bëjë.Madje një shtresë e klasës politike shqiptare, për një kulm shtëpie, për një plac, për lokal e shet nderin kombëtar duke mos ditë se jemi në pozicionin më delikat të historisë sonë të lashtë. Sot jemi aq mirë të kuptuar në botë, sa që edhe një herë nëse bota na e kthen shpinën si më 1912, do të bërëmi rrezik që të shporremi si komb fare. Mendoni se si hapsira unike shqiptare është bërë arenë vrasjesh dhe intrigash, sa që çështja shqiptare i gjason asja viershës së Vaso Pashës. Kjo do të thot se kemi »paragjene për anarki dhe për të u shitur armiqëve« të cilët po investojnë me të madhe në këtë smundje shqiptare. I tham këto fakte sepse nuk po gjindet një lider që do ta vazhdonte luftën aty ku e la Adem Demaçi, i cili është aktiv edhe sot, por shumë liderëshipa nuk e lejojnë të tregohet, edhe pse ka shenja që ai nuk ka ma energji ta shpie lokomotivën shqiptare përpara. Adem Demaçit pra duhet të i ndihmohet në të gjitha fushat politike, por edhe ai duhet të zbres pak sa në kooperim me liderët e vegjël,pa të cilët nuk mund të mbahet në fronin e vërtetë asnjë lider i mirëfilltë. Lideri ka të bëjë me faktin se ai duhet të bërët produkt për të sjellë dobi për të tjerët e jo për veti, po thuaj se nuk po mund të gjendet lider shqiptar që komunikon me opinionin e vet me sy, me shpirt dhe me tru duke parandier me një intuitë tërë peshën e detyrave se çka duhet bërë për momentin dhe në të ardhmen. Lideri kombëtar në radhët e shumë popujve,por në veqanti te shqiptarët varët nga shumë faktorë: faktorët gjeografik, të cilët janë pasojë e ngecjës së faktorit njeri; faktori fetar i cili është pasojë e ndikimeve të jashtme; faktori fisnor i cili mbetet dobësi kombëtare e organizimit; faktri hiostrik ku shprehen disa veqori negative shqiptare; faktori politik dhe shoqëror që ndikuan edhe nga brenda edhe nga jashtë,por mbi të gjitha që lanë plagë të rënda mbi hvillimi kombëtar. Lidhur me këtë fenomen mendoi se Adem Demaçi, me sakrificën e tij, me ndërgjegjën e tij, me dinjitetin e tij dijti si të veprojë dhe si të krijoi një personalitet të nderuar jo vetëm brenda kombit shqiptar, por edhe kudo në botë. Ka ardhur koha që idealin e ardhmërisë mos ta shprehë vetëm Lideri, por atë ideal ta shprehë populli për të u bërë kombi shqiptar ai që është dhe duhet të jetë. Lidhur me këtë, ja si arriten të bëjnë emër popujt tjerë:Anglezët….

 

Kontrolloni gjithashtu

Prof. dr. Sabit Syla & Prof. dr. Hamit Kaba: DOKUMENTE BRITANIKE PËR DEMONSTRAT E VITIT 1981 NË KOSOVË - I

Prof. dr. Sabit Syla & Prof. dr. Hamit Kaba: DOKUMENTE BRITANIKE PËR DEMONSTRAT E VITIT 1981 NË KOSOVË – I

Dokumentet britanike për Demonstratat e vitit 1981 në Kosovë, sjellin para lexuesit informacione të rëndësishme, …