Brickos

Adem Demaçi

Prof. dr. Hakif Bajrami: THEMELIMI I LRBSH-së DHE BURGIMI I DYTE I ADEM DEMAÇIT ME 1964

Epoka Demaçiane u lind në rrethana të robërisë së thellë kombëtare. Lidhur me këtë,  para këtij ideologu do të nevoitën forca për t` i zbatuar në të njëjtën kohë dy veprime të njëkohshme strategjike (lufta do të jetë e gjatë) dhe taktike (mos me u ndalë për asnjë çast), për ta siellë gjysmën e popullit në shans me vetëvendosë dhe për t` u shkëputë nga okupatori, për t` u bashkuar në një Shqipëri , me një treg të përbashkët, me një gjuhë letrare të përbashkët, duke u udhëhequr nga ndjenjat e dashurisë për kombin dhe atdheun. LRBSH-Adem Demaçi shtronte kërkesën që të reagojë, si rrënues i madh  i shtetit më të padrejtë në Ballkan, të ndërtojë  shtetin më të drejtë, pa ia marrë askujt çoftë edhe një pëllambë tokë. Për Demaçin, edhe krijimi i dy shteteve shqiptare si është realiteti tani,  nuk  sanohet padrejtësia frapante që i është bërë kombit tonë duke ia grabitë trojet copa -copa.

Ky fakt tregon, se sa e madhe dhe e thellë, ka qenë plaga dhe detyra, që univerziteti popullor, universiteti i burgjeve dhe universiteti i shkollës, që së bashku të sublimojnë  e avansojnë një front që i kishte dy rrugë: paqësoren dhe jopaqësoren. Okupatorit i mbetej të zgjedhë se  si dëshironte të shkëputët nga padrejtësia që po e ushtronte përmes një apartejdi të tipit racist.  Duke paralajmëruar kështu lindjen e UÇK-ës – duke e shpalosur Neoluftën, Adem Demaçi dëshmon se sa e “ligë” , sa e “mjerë”, dhe sa e degraduar ka qenë veprimtaria meskine  e atyre që e kanë penguar të lindë, apo kur ka lindë LRBSH, dhe prapë nuk kanë besuar ne te, sepse pa te nuk  mund të shkëputeshim kurrë prej traditës udbeske, që e kishin bërë jetë në popull. E pra, Epoka Demaçiane është epokë e luftës për liri, për shporrje të pabarazisë, është edhe filozofi që shikon përpara dhe kombin e robëruar dhe robëruesin e kombit , provon ta nxjerr nga humnera, përmes krijimit të realitetit të drejtë.  Studiuesi do të konkludojë se kjo luftë demaçiane ishte në rend të parë humaniste, sepse krijonte rrethana, se si plaga dhe padrejtësia të sherohen dyanshëm.

Burgimi i parë i Adem Demaçit, ishte alarm kundër humnerës, burgimi dytë ishte legalizimi i medikamentit si të dilet nga humnera, së bashku i persekuituari dhe persekutuesi, sepse Demaçi shiqon vetëm përpara, por përmirëson, dhe plagët e së kaluarës i shpalosë urtësisht. Po para kujtë të tregohet urtësi. Së këndejmi, ky vigan i lirisë bëhet pronë ideative në tërë globoin, sodmos për kombin që i takon . Mu për këtë, nuk e dekoron Evropa rastësisht, porsa doli nga kazamntetet e përsekutuesit. Po ne të përsekutuarit çka bërëm, për këtë hero të kombit. Historia këtë pyetje do të na e mbajë para hunde gjithmonë , dhe na rëndon, shumë pafalëshëm duke na mabjetur në njëfar “BESE” që e kemi ndrydhë, madje shumë ashpër.

Viti 1960, vit i filozofisë Adem Demaçit

LRBSH si organizatë politike, e ka parathënie burgosjen e Adem Demaçit më 1958, atëherë kur paralajmërohej se çështja shqiptare është “pronë” e politikës poltroniste dhe neoshfarosëse që mbulohej me filozofinë e mos inkuadrimit. LRBSH, në këtë hulli politike , i ka dy hyrje në rrafshin e luftës që duhej ta peshojë: 1. në Rezolutën e OKB për dekolonizimin e botës më 1960 dhe 2.  Në daljen de fakto të Shqipërisë nga Pakti i Vrashavës në të njetin vit. LRBSH ishte organizatë e fuqishme politike që i dilte në ballë LKJ-ës, pa hargjuar energji fare, në çështjet ideologjike. Historikisht , këtu ishte depomnuar kjo filozofi neoliberale. LRBSH ishte lëvizje platonike: nuk ka rëndësi a na përkrahë Lindja apo Perendimi. Me rëndësi është që lufta jonë është e drejtë. Kjo luftë e drejtë, nuk zhvillohet kundër Jugosllavisë, por kundër kufijëve të padrejtë që i ka instaluar Versaji (1919) dhe e ka vërtetuar Konferenca e Parisit më 1946. Lufta jonë , programon Adem Deamçi, do t` i ketë dy faza. Faza e parë, do të jetë me të gjitha premisat vertikalisht dhe horizontalisht, paqësore. Prandaj, varet çdo gjë nga okuopatori a do të dëgjohet zëri i një populli të robëruar, posaqërisht të hapë rrugë tjetër, për ta shpëtuar vetën në reand të parë, sepse në fazën tjetër okupaori, do të pësojë pashmagëshem. Kjo strategji politikë legale, jo ilegale, i tregon armikut rrezikun nëse nuk e kupton diagnozën vdekjepruese, sepse e shaplosë fazen tjetër të luftës së armatosur.

Kush e zbuloi LRBSH-ën më 1964

Adem Demaçi dhe organizata LRBSH do të zbulohen shumë shpejtë dhe më 1964. Adem Demaçi do të burgoset më 8 VI 1964.  Dhe do të pasojnë burgime masive. Për dy-tri ditë do të privohen nga liria rreth 350 anatrë, nga të gjitha komitetet-komunat e Kosovës. Shteti do të alarmohet i tëri: UDB dhe KOS-ishin vënë në ofensivë. I frigoheshin kryengritjës me armë në të gjitha trevat shqiptare, thonë dokumentet e kohës. Ishte ndërmarrë masa e sigurisë së lartë edhe në kufirin shqiptaro-shqiptar. Shtrohet pyetja, kush e zbuloi organizatën. Të japim përgjegje se ishte Jusuf Nazari (Hoxha) në Pejë ai që e zbuloi LRBSH-ën. Dhe, sipas një dokumenti të pabotuar, ai kishte qenë antar i organizatës.!!! Në Gjakovë LRBSH e zbulojnë dy klerik dervishë; në Mitrovicë një person i UDB-ës, në Llap një person i Lidhjes socialiste; në Prishtinë një klerik që e syrvejonte tërë kohën lëvizjen e Demaçit, në viset e tjera organizatën e zbulojnë hafijet e jashtëm por jo anatrët e saj.

LRBSH më 1963 do të lind si organizatë që nuk mbështet në ideologji. Ky femonen që lajmërohet për herë të parë pas Luftës në Ballkan, do të i brengosë tejmase qarqet e Beogradit, spse me këtë filozofi politike që nuk hargjon energji politike për ideologji, ishte konstauar se mund të shkohet tepër larg, aq më parë kur te shqiptarët mungon arsimimi shkollor dhe masa mund t` i besojë , pa patur nevojë që mësojë dhe përvetësojë doktrina politike. Me fjalë tjera, në Programin e LRBSH-ës , thuhej saktësisht se nuk ka rëndësi a do të na ndihmojë Lindja apo Perendimi. Me këtë orientim doktrinar, shqiptarët do të bëhen atrkativ për perendimin, por kjo filozofi nuk do të mundet për t` u realizuar aq shpejtë, për shkak se ideologjia në Shqipëri ishte një “sëmundje infektive” dhe rinia shqiptare e robëruar në Jugosllavi, në masë të madhe i kishte varë shpresat te Tirana zyrtare. Në anën tjetër, ideologjia komuniste jugoslave dihet se nukishte aq afresiove, sepse ajo amortizohej me njëfarë filozofie shtesë komuniste që quhej :mosinkudrim dhe në këtë rrafsh kishte arritur autoritet , sidomos në Botën e tretë, që shprehej se është e paangazhuar. E vërteta, mosinkudrimi si politike “globaaliste” do të luftojë që ta zhvrshë nga pozicioni politikën e “sovranitetit kufizuar”, prandaj Adem Demaçi duke i studiuar këto rryma politike do ta nxjerrë politikën dokrtinare të tipit neutral, për të siguruar kombi simapti politike në tërë globin në fund të shekullit. Por, kjo simpati nuk do të pranohet pa e shpalosë LRBSH politikën jopaqësore, politikën e Luftës së Drejtë për liri dhe sovranitet.

Dosja “Demaçi” në AVIIB zbulon si ishte ngritur koncepti i pengimit  të luftës për liri

LRBSH-ës, hostorikisht i kishte llogaritë shkaqet që duhej luftuar e ato ishin: 1. më 1949 në Shkup ishte krijuar Qeveri marionet në krye me Apostol Tanfein;2. në Nju Jork ishte krijuar qeveri në krye me Mit-hat Frashërin;3. ishte bërë sondazhe në Londër përmes Alosh Beblerit që Tirana të bobardohet dhe të ktheht në fron Koçi Xoxe; 4. ishte përgatitur Marrëveshje xhetelmene në Split më 1953, për deportim të shqiptarëve në Anadoll sipas nenint 2 të Konventës së vitit 1938 (JUG-TURQ); 5.ishte toleraruar mbajtja e një Plenumi të LKK në Prishtinë , për ta penguar shpërngulejn (1954),6. pastaj përmes “Procesit Prizrenit” (1956); ishte përhapë lajmi nga UDB-a për  ngritje të shqiptarëve në kryengritje, prandaj “duhet për të ua marrë armet”;7. ishte arritur që ta sjellë në Jugosllavi Panjot Plakun (1957 m. m i Sh.), prej të cilit do të kuptojë shumë çka. P. Plaku  pastaj likuidohet pa gjurmë dhe nuk është varrosë kurrë; 8.ishte planifikuar mbylljën e shkollave më (1958);9. ishte bërë rrezistencë ndaj Demarshit të Prezidiumit të Kuvendit Popullor të Shqipërisë, drejtuar KS OKB për barbarizmat ndaj shqiptarëve në Jugosllavi (1958); 10.ishte dezorientuar Dekagacionin e Senatit të SHBA-ve që të detyrohet të shkruaj  (1958)  kinse “çdo gjë për shqiptarët në Jugoslavi është në rregull”.  Por këto lojra- fall politik jugosllav nuk u ishte shitur senatorëve të SHBA-ve.Kundër këtyre mnizorive jugosllave, do të ngritet Adem Demaçi , si meteor më 1958. Pas këtyre ndryshimeve do të lind Programi i LRBSH (1963/4) . Prandaj, okuoatorit do të i jipet afat sakdues, për të u shporrë nga viset e okupuara. Historikisht LRBSH kurrë, nuk do të i japi BESE armikut, nuk do ta falë kurrë, dhe lufta do ta zhvillohet pa skadensë, pa mabrim nepër etapa ashtu si ishte programuar.

Si u tentua të likudohet Adem Demaçi për herë të parë më 1965?

LRBSH, do të dalë në skenën historike jo vrullshëm , por natyrshëm, vertikaisht e organizuar në çdo cep të trojeve të robëruara; horizontalisht e mbuluar në çdo cep të tokave martire me FLMAURIN KOMBETAR. Aktivistët e LRBSH-ës, në vend se ta ngrisin një Flamur, do të ngritën 100. Shteti katrahurë do të ndihet i dërmuar, i rrezikuar dhe i palgosur, por nuk do të vdes . Vdekja do të programohet të ndodhë në proces- evolucion, krahas vetëdijësimit dhe arsimimit  duke komanduar anijën kombëtare edhe nga burgu, duke u ndihmuar do të them me fakte edhe nga Shteti amë,i cili çështjen e mbulonte paksa me pikpamje ideologjike, por aty ishte shpresa e fundit dhe ashtu historikisht doli. Kështu, hapi i parë kuptohet për anatrësinë e LRBSH, pas çdo aksioni ishte burgu dhe futja frigë në popull nga okuopatori. Pas brgimeve masive, një kohë të gjatë okupoatori do ta studiojë persoanitetin e Adem Demaçit. Pikërisht gjatë majtit të vitit 1965 do të përpilohet një skenar për ta likuduar. Dy udbash shqiptar do ta marrin për detyrë trasferimin për në Burgun e Beogradit. Dhe gjatë rrugës, pa e ditur këta, do të inskenohej “Tentim ikja e Demaçit”. Kështu Jusuf Kelmendi dhe Nazmi Kursani do ta informojnë Asllan Fazliun e ky për njëherë e informon Esat Mekulin. Pas dy orësh, Esat Mekuli e informon Fadol Hoxhën, Ndërsa Fadil Hoxha e informon Vladimir Bakariqin. I tërë seknari do të stopohet nga ky i fundit. Kështu, për ta bërë “lregal dhe legjitim” burgimet dhe dhunën titisto-rankoviqistet, prap përmes Vladimr Bakariqit më 4 korrik 1965, Programi i LRBSH do t` i dorëzohet një përfaqsuesi të Ambasadës së shteteve të NATO-s në Beograd, duke i dedikuar atyre detyrë shtëpie se:“ Kemi të bëjmë me një pragram Kominternist-komunist”. Pas një kohe i njeti Program do t` i dorëzohet (22 XII 1965) përfasuesit të Paktit të Varshavës, në Ambasadën e BRSS në Beograd, duke i treguar edhe këtij se  Programi i LRBSH “është, një dokument  ballist”. Këta politikanë të mjerë, nuk e dinin se me këtë popullaritet të Adem Demaçit po e bënin këtë ideolog AMBASADORIN e parë të nderit për Republikën e Kosovës në veçanti dhe shqiptarëve në përgjithësi në të dy blloqet ushtarke. Nuk është e tepërt të thuhet se nga viti 1965 kishte filluar të përgatitej “pajtimi i kundërthënjeve”. Dhe Adem Demaçi dhe Fadil Hoxha do të përqafohen vllazërisht më 1999, duke thkesuar se : tash jemi në një front, ushtar të Adem Jasharir dhe Zahir Pajazitit. Ja ky ishte, është dhe do të mbetet shembull burrërie Adem DEmaçi, që interesin kombëtar pajtohet dhe falë çdo gjë!

Sherbimet intelegjente të blloqeve (N-V) nuk  i besojnë prpogandës titisto-rankoviqiste më 1965

Kuptohet se të dy blloqet ushtrake (NATO +VARSHAVE), nuk ishin aq  naive që t` u besojnë prosive titiste edhe pse të dy blloqet ishin të emocionuara nga “mosinkudrimi”, nga Bota e tretë. Programi i Adem Demaçit, do të lexohet me kujdes dhe do të gjejnë se nuk kemi të bëjmë as me “komunizëm ideologjik”, e as me “ballist- nacionalist”. Programi do të cilësohet se është, pa ideologji. Shumë atraktiv për NATO-n dhe shumë “destruktiv” për Paktin e Varshavës. Shqipëtarët me këtë program, do të indeksohen në tavolinat e dy blloqeve dhe pas kësaj kohe do të dihet se: “nuk është me rëndësi a do të na ndihmojë Lindja apo Perendimi”. Me rëndsi është se Lufta jonë është e drejtë. Lufta e Ftoftë, do të kalojë edhe për trupin e shqiptarëve të robëruar. Shqiptarët e kësaj pozite, nuk do të “ngrihen nga frigoriferi”, por nga robëria të cilën duhej shporrë. Duke u përpiekë në çastet kur po likuidohej Pakti i Varshavës çetniko-komunistët titist do të provojnë më 20 shkurt 11990 për ta likudiuar Demaçin me urdhër të kreut ushtrak. Edhe kësaj radhe ishte vonë. Prap një kroat nuk do ta jap Demaçin, e ai ishte Stpe Mesiq. Sholla e Demaçit do ta vijojë realizmin e Programit të të luftës nga viti 1992, me emrin UÇK.. Çdo gjë pastja është e njohur. Epoka e Demaçit ishte mësim për Epokën e Adem Jasharit, e ky i fundit ia rrit famën kombit dhe Adem Demaçit si prijës shpirtëror kombëtar.

Më 27 shkurt 2016-Kumtesë e lexuar në Konferencën shkencore për 80 vjetorin e lindjes së Adem Demaçit

Kontrolloni gjithashtu

Prof. dr. Sabit Syla & Prof. dr. Hamit Kaba: DOKUMENTE BRITANIKE PËR DEMONSTRAT E VITIT 1981 NË KOSOVË - I

Prof. dr. Sabit Syla & Prof. dr. Hamit Kaba: DOKUMENTE BRITANIKE PËR DEMONSTRAT E VITIT 1981 NË KOSOVË – I

Dokumentet britanike për Demonstratat e vitit 1981 në Kosovë, sjellin para lexuesit informacione të rëndësishme, …