Prej disa vitesh, Albin Kurti dhe Vetëvendosje! paraqiten si forca politike që u premtoi qytetarëve të Kosovës një ndryshim rrënjësor në mënyrën e qeverisjes, në moralin politik dhe në drejtimin e shtetit. Retorika e tyre ishte e bazuar në përballje frontale me klasën politike tradicionale, të cilën e identifikonin si të korruptuar, të lidhur me interesa të ngushta ekonomike dhe të paaftë për ta çuar Kosovën drejt zhvillimit dhe shtetformimit të vërtetë. Me një gjuhë të ashpër, me mobilizim të strukturave të reja shoqërore dhe me një imazh që lidhej me idealizmin dhe sakrificën, Kurti arriti të krijojë bindjen e gjerë se ai përfaqësonte një alternativë reale ndaj asaj që shihej si establishment politik i konsumuar.
Mirëpo, politika është fushë ku idealet testohen përmes rezultateve konkrete. Nuk mjafton të flasësh për ndryshim; duhet ta prodhosh atë. Nuk mjafton të kritikosh të tjerët; duhet të tregosh se vetë je më i aftë. Dhe mbi të gjitha, nuk mjafton të fitosh zgjedhjet; duhet të qeverisësh. Këtu qëndron pika themelore e kësaj analiz: pasi i harxhoi kohën, pasi i shteruan premtimet, Kurtit po i harxhohen edhe mashtrimet politike. Retorika nuk mund të zëvendësojë pafundësisht rezultatet. Njerëzit mund të presin, por jo përgjithmonë.
Koha u përdor për përplasje, jo për ndërtim
Në çdo mandat qeverisës, koha është burimi më i çmuar. Mund të mos kesh para, mund të mos kesh mbështetje të jashtme, por nëse e menaxhon mirë kohën, mund të krijosh themele. Kjo kërkon qetësi, plan, ekip të aftë dhe prioritet të qartë. Së paku kjo është bazament teorik që teoricionetet e politikës e shtrojnë si qasje të domosdoshme në secalin shtet demokratik.
Në rastin e Kurtit, një pjesë e madhe e kohës u përdor për:
- Konflikte politike të brendshme
- Luftë me opozitën
- Polarizim të popullit dhe shfaqje tetarale në veri të vendit
- Retorikë kundër SHBA-ve dhe BE-së në disa momente
- Përshkallëzim të krizave me Serbinë
- Sulme e etiketime për Qeverinë Shqiptare
Asnjë prej këtyre nuk është i paarsyeshëm në vetvete, por kur ato bëhen prioritet përpara reformave të brendshme, atëherë qeverisja pushon së qeni konstruktive, dhe kthehet në qeverisje konfliktuale. E krejt këto vite janë harxhuar me këto marifete politike.
Sikur të mendohej mirë, pra ta donte sado pak popullin që ia dha besimin shumë dhe madje sa kërkoj ai vet kjo kohë do të mund të ishte përdorur për:
- ndërtimin e kapaciteteve ekonomike,
- rregullimin e sistemit shëndetësor,
- forcimin e arsimit publik,
- modernizimin e administratës shtetërore,
u shpenzua në përplasje politike dhe në prodhimin e imazhit të përhershëm të përballjes me dikë. Madje nuk u kurësyen asnjë dhe askush që nuk mendoi si Kurti dhe dejonat e tij politike: mediet, bizneset, armiqtë nga Tirana, nga ShBA-të etj.
Një qeveri që përfundon duke luftuar të gjithë, në fund e sheh veten vetëm. Shih tani a jemi vetëm apo me kë.
Premtimet e mëdha dhe rezultati i vogël
Kurti erdhi në pushtet me një listë të gjatë premtimesh që tingëllonin të bukura, të drejta dhe të nevojshme:
- Luftë e pakompromis kundër korrupsionit- e zhvilloj edhe më shumë korrupsionin
- Zhvillim ekonomik përmes prodhimit vendor- e stagnoi
- Drejtësi për qytetarin e zakonshëm- e bëri ëndërr. Vet as që shko në gjykatë
- Ndëshkim i oligarkëve dhe i kapjes së shtetit- e kapi krejt ku mundi
- Reforma sistemike nga arsimimi deri te energjia- e varësoi nga Serbia energjinë e arsimin e përkeqësoi.
Në praktikë, këto premtime u përplasën me realitetin e ashpër të mungesës së kapaciteteve shtetërore, me varësinë buxhetore nga donatorët ndërkombëtarë dhe me një administratë publike të politizuar për dekada. Në vend të reformave strukturore, ajo që u pa ishin masa sipërfaqësore, lëvizje të pjesshme dhe vendime që më shumë krijuan krizë sesa zgjidhje.
Premtimi për zhvillim ekonomik u zëvendësua me asistencë sociale; premtimi për rritje të prodhimit vendor u la në hije nga kriza energjetike; premtimi për qeverisje të ndershme u sfidua nga skandale brenda strukturës së Vetëvendosjes; ndërsa batalioni i premtuar i ndryshimit përfundoi të shfaqej si një serë e re teknokrate e centralizimit të pushtetit.
Nuk është e mjaftueshme të thuash “unë dua të bëj”. Duhet të tregosh “unë e bëra”.
Kur mashtrimi bëhet strategji politike
Aty ku premtimi dështon, politika shpesh kalon në justifikim. Kur justifikimi nuk mjafton, kalon në zhvendosje përgjegjësie. Dhe kur as ajo nuk funksionon, lind mashtrimi.
Në 8 muajt e fundit, retorika e Albin Kurtit është përqendruar tek deklarata se ai i ka numrat për të formuar qeverinë. Se shumica është e siguruar. Se vetëm po pritet momenti i duhur. Se marrëveshjet janë gati. Se gjithçka është nën kontroll. Gjithëçka duke u bazuar në ndonjë pazar me deputetët epartive tjera. Por realiteti i thjeshtë është ky: nuk i ka pasur numrat. E gjithë shoqëria e ka parë këtë. Opozita e ka denoncuar. Mediat e kanë zbardhur. Analistët e kanë shpjeguar. Por narrativa politike është përpjekur të ruhet, sepse pranimi i humbjes së numrave do të thotë pranimi i humbjes së kredibilitetit.
Në politikë, ka një moment të rrezikshëm: kur mashtrimi nuk bëhet më për të manipuluar publikun, por për të vetë-mashtruar lidershipin. Kurti është duke hyrë në këtë pikë. Një lider që fillon të besojë se fjala e tij është fakt politik, edhe kur nuk mbështetet nga realiteti institucional, rrezikon të çojë vendin në paralizë shtetërore- a nuk jemi afër kësaj.
Dështimi për të ndërtuar koalicion – jo faji i të tjerëve
Një nga gabimet strategjike më të mëdha të Kurtit është refuzimi për të bërë koalicion si instrument i qeverisjes demokratike.
Retorika e tij ka qenë gjithmonë:
- “Ne nuk bëjmë pazar me partitë e vjetra.”
- “Ne nuk hyjmë në kompromis me korrupsionin.”
- “Ne nuk ndajmë pushtet me sistemin.”
Por çdo sistem demokratik funksionon mbi bazën e kompromisit politik. Qeveria formohet me shumicë parlamentare, jo me vullnet moral. Të mos kuptosh këtë është ose naivitet i sinqertë ose arrogancë e maskuar si parim. Në momentin që një lider i thotë popullit: “Unë nuk bëj marrëveshje me askënd, sepse unë jam më i ndershmi dhe më i miri”, ai nuk po shpreh parim, por po kërkon monopolin e pushtetit.
Kjo nuk është reformim; është autizim politik.
Kriza e besimit tashmë ka filluar
Efekti më i rrezikshëm i kësaj situate nuk është humbja e pushtetit nga Kurti. Pushtetet vijnë e shkojnë. Problemi më i madh është:
Kosova po rrezikon të humbasë një mundësi historike për stabilitet institucional dhe zhvillim, e kjo po bëhet nga kryepersonazhi I kësaj shfaqje të shëmtuar Albin Kurti, natyrisht me regji të Dejonave.
Kur qytetari shikon se edhe ai që erdhi si “i ndryshmi”, në fund:
- harrxhoi kohën,
- i humbi premtimet,
- u kap në mashtrime të veta,
atëherë lind zhgënjim i thellë shoqëror, i cili është shumë më i rrezikshëm sesa rotacioni normal i pushtetit. Sepse zhgënjimi prodhon: cinizëm politik, mosbesim ndaj institucioneve, radikalizim të identiteteve politike, emigrim të rinisë, boshatisje të shpresës kolektive. Kur shpresa humbet, vendet nuk lëkunden – ato nisin të zbrazen.
Albin Kurti është një figurë politike që mund ta kishte shndërruar historinë e Kosovës në një moment të rëndësishëm të maturimit shtetëror. Ai pati:
- momentin e duhur,
- mbështetjen e gjerë,
- legjitimitetin moral,
- dhe energjinë politike të një brezi të ri.
Por historia nuk shkruhet me potencial; shkruhet me vendime. Koha e tij për të realizuar ndryshimin që premtoi u harxhua. Premtimet që i dhanë shpresë popullit u tretën.
Dhe tani, pasi u provua se ai nuk arriti të sigurojë shumicën për qeverisje po i harxhohen edhe mashtrimet.
Politika është si muzika: nuk mjafton të kesh tekstin dhe melodinë. Duhet të dish të luash ritmin. Dhe ritmi i Kurtit ka filluar të humbasë.
Tani, ai ka dy rrugë:
- Të pranojë realitetin, të ndërtojë ura dhe të qeverisë me kompromis, dorën në zemër dukert se është tepër vonë ose
- Të vazhdojë të mbështetet në retorikë dhe të futë Kosovën në një cikël të ri krizash të panevojshme, por që atij i kanë shërbyer gjithnjë.
E cilen rrugë do ta ndjek Kurti, mabse vetëm Dejona mund ta di dhe ndoshta edhe shefat e Dejonës dhe Kurtit që jetojnë diku jashtë Kosovës, por që e duan shtetin e ri për interesa të atyre që u larguan me 1999.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
