Milazim Krasniqi: Qeveria Kurti është totalisht e dështuar, ajo nuk di të ballafaqohet me krizat ekonomike, energjetike, arsimore

Profesori dhe analisti, Milazim Krasniqi, ka shkruar se Albin Kurti nuk mund të bëhet me asgjë lider i mirëfilltë popullor

Profesori dhe analisti, Milazim Krasniqi ka shkruar se Albin Kurti nuk mund të bëhet me asgjë lider  i mirëfilltë  populist. Dy karakteristika të liderit popullor, janë investimet e mëdha në zonat kryesore të shtetit dhe instrumentalizimi me sukses i nacionalizmit. Ndërsa Albin Kurti ka bërë saktësisht të kundërtën e kësaj: ka bllokuar çdo investim dhe ka hequr dorë nga propaganda e dikurshme nacionaliste. Ka dëbuar nga vendi konzorciumin “Kontur Gllobal”, i cili planifikonte të ndërtonte termocentralin Kosova e Re. Ka penguar investimin për gazin amerikan. Ka bllokuar autostradën për Pejë. Nuk ka nisur asnjë projekt zhvillimor. Ndërsa lidhur me bashkimin kombëtar, për t’u dukur tamam karikaturë e një lideri populist, mu te varri i Skenderbeut në Lezhë, pati zbuluar se Kushtetuta nuk e lejonte bashkimin kombëtar. Kurti po provon vetëm një karakteristikë të liderit populist: po tenton ta forcojë pushtetin ekzekutiv në dëm të pushtetit gjyqësor. Por deri sot nuk ka pasur asnjë sukses. Përkundrazi, tentimi i është kthyer si bumerang: duke ia arrestuar e proceduar eksponentët e partisë së tij, pushteti gjyqësor është forcuar dhe e ka përmirësuar imazhin e vet në sytë e publikut. Bile mund të thuhet se pushteti gjyqësor në njëfarë mënyre e ka futur edhe vetë Kurtin në birë të miut.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …