Programi i investimeve në infrastrukturën rrugore në zonën urbane është shtrirë në shumë pjesë të qytetit të Rahovecit

Programi i investimeve në infrastrukturën rrugore në zonën urbane është shtrirë në shumë pjesë të qytetit të Rahovecit. Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashkë me bashkëpunëtorë ishin për të parë fillimin e punimeve në asfaltimin e segmentit të parë me gjatësi 960 metra, si pjesë e kontratës për ndërtimin e rrugës “ Rahovec- Hamoc-Fortesë”. Ky projekt është bashkëfinancim në mes Komunës së Rahovecit dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe në të përfshihet: kanalizimi, ndriçimi publik dhe dy shtresa asfalt.

Kryetari Latifi i ka uruar qytetarët e Rahovecit pas fillimit të punimeve!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati priti në takim përfaqësuesin e UNDP-së në Kosovë, Nuno Quieros

Kryetari i Komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati, priti në takim përfaqësuesin e Programit të …