Kuvendi

Projekt-rregullorja e re e punës së Kuvendit pa zgjidhje të qartë për mungesat e pa arsyeshme të deputetëve në seanca

Projekt-rregullorja e re e punës së Kuvendit pritet të dalë për shqyrtim para deputetëve të enjten, pa zgjidhje të qartë për mungesat e pa arsyeshme të deputetëve dhe ndëshkimin financiar të tyre. Në versionin përfundimtar është larguar edhe “Konferenca e Kryetarëve”, trupa e re e cila parashihej t’ia merrte kompetencat kryesore Kryesisë së Kuvendit. Këto ndryshime u bënë si kompromis pas mospajtimeve ndërmjet partive politike. Puna e zvarritur qe një dekadë për rregulloren e re të Kuvendit, ka arritur fundin. Projekti përfundimtar ka pësuar disa ndryshime nga versioni fillestar. Teksti aktual nuk rregullon drejtpërdrejt atë që kërkohet tash e sa kohë, sanksionimin financiar të deputetëve që mungojnë pa arsye në punimet e Kuvendit. Këtë përgjegjësi, drafti që do të shqyrtohet të enjten në lexim të dytë, ia lë Kryesisë, nga e cila kërkohet që hartojë një dokument të veçantë.

Kontrolloni gjithashtu

FBI konfirmon: Serbia e përfshirë në sulmin terrorist në Ibër–Lepenc

Hetimet për shpërthimin e kanalit Ibër–Lepenc kanë marrë dimension të ri pasi përfshirja e FBI-së …