Pal Lekaj

Projektligji për demarkacionin nuk pritet të ridërgohet në Kuvend gjatë këtij muaji

Shefi i Grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj pasi ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ka bërë të ditur se  seanca e radhës është caktuar të mbahet  më 22 shtator. Burime jo zyrtare sqarojnë  se Projektligji për demarkacionin nuk pritet të ridërgohet në Kuvend gjatë këtij muaji, të paktën derisa të bisedohet dhe të merret një qëndrim unanim nga deputetët e listës serbe, e cila të gjitha qëndrimet e veta paraprakisht i konsulton me Beogradin zyrtar dhe asnjëherë me Qeverinë e Kosovës, të cilën e trajton si Qeveri të Kosovë-Metohisë dhe provincë të Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Marrëdhëniet strategjike me SHBA, Gjermaninë dhe BE, shtylla kryesore e sigurisë dhe stabilitetit të Kosovës

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë jetike të marrëdhënieve strategjike që Kosova ruan …