leoni

Nikoliq

Presidenca e Serbisë: Nuk duam anëtarësim në BE nëse na kushtëzohet me njohjen e Kosovës

Këshilltarja e kryetarit të  Serbisë, Tomisllav Nikolliq,  zonja Stanislava Pak, ka rikonfirmura si zakonisht se Serbia asnjëherë nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës dhe as plotësimin e kushteve për anëtarësim në BE,  përderisa kusht për pranim  të jetë njohja e Kosovës. Këtë koment, Pak e bëri pas deklaratës së zyrtarit gjerman, Mihaela Rot, i cili tha se para anëtarësimit të Serbisë në BE duhet të qartësohet gjithçka me Kosovën. “Kushtetuta e Serbisë është e qartë dhe kryetari i Republikës asnjëherë nuk do ta shkelë atë. Serbia është ushtarakisht neutrale dhe asnjëherë nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës dhe Metohisë. Në të njëjtën kohë, kushtet për anëtarësim në BE do t’i plotësojmë përderisa nuk na kërkohet njohja e Kosovës dhe Metohisë”, ka shtuar ajo për “Vecernje Novosti”.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …