Slloveni Çeferin kryetar i ri i UEFA-së

Kryetari i Federatës sllovene të futbollit (NZS) Aleksandar Çeferin është zgjedhur kryetar i ri i Federatës Evropiane të Futbollit – UEFA. Çeferin, 49-vjeçar me profesion jurist në krye të FFS-së është nga vitit 2011.

Në botën e futbollit për herë të parë hyri në vitin 2005 si anëtar i Këshillit Drejtues të Klubit të Futsallit, Svea Lesna Liti, derisa një vit më vonë i bashkëngjitet klubit më të njohur slloven KF Olimpia nga Lublana.

Saktësisht fol gjuhën angleze dhe italiane ndërsa pas ardhjes në krye të Federatës sllovene të futbollit është angazhuar për zhvillimin e shkollave të futbollit për të rinjë, klubeve lokale dhe bashkëpunimit të tyre me Federatën.

Vitin e kaluar e fitoi mandatin e dytë në krye të NZS-së, ndërsa gjatë kandidaturës së tij për President të UEFA-së është angazhuar për aktivizimin e ligës regjionale.

Çeferin në krye të UEFA-së e zëvendëson Mishel Platinin, i cili në tetor të vitit të kaluar u shkarkua për shkak të akuzave për korrupsion, pas nëntë vitesh të udhëheqjes së tij me këtë institucion.

Gjatë kësaj periudhe e zëvendësoi përkohësisht Kryetari i Federatës spanjolle të futbollit, Anhel Maria Vilar, i cili me holandezin, Michael Van Prag ishin kundër kandidatë të Çeferinit në kongresin zgjedhor të UEFA-së në Athinë.

Slloveni fitoi 42 vota derisa holandezi vetëm 13-të në rrethin final të votimit.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …