Prokuroi Smith konsideron se është shumë e rrezikshme nëse i arrestuari i Speciales, Hashim Thaçi lihet të mbrohet në liri

Në njërën  nga parashtresat e dorëzuara nga avokati, ku kërkohet lirimi me kusht, i ish kryetarit të Kosovës,  Hashim Thaçi,  ka përmendur faktin se Qeveria aktuale po i shkarkon me radhë zyrtarët e emëruar nga ai. Ky fakt u zbulua në dokumentin që kryeprokurori i Speciales, Xhek Smit, e ka dorëzuar këtë javë si kundërpërgjigje ndaj mbrojtjes, pse Thaçi duhet të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim. Sipas prokurorisë në Hagë, Thaçi vazhdon të ketë ndikim në politikën e Kosovës. Smith thotë se është e rrezikshme  edhe nëse Thaçi lihet të mbrohet në liri, me kusht në një rezidencë të siguruar në Kosovë apo në ndonjë shtet të tretë. Ndërkohë bëhet e ditur se mbrojtja e ish kryetarit të Kosovës, ka dorëzuar kërkesën për ta lejuar Hashim Thaçin  të qëndrojë në disa vende, si vende të treta të mundshme.

Kontrolloni gjithashtu

Menderes Ibra: Të mos humbësh kohën

Menderes Ibra: Prerja ilegale e pyjeve vazhdon të jetë një nga sfidat kryesore të sektorit të pylltarisë në Kosovë

Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë Pyjore të Kosovës, Menderes Ibra ka tërhequr vërejtjen për pasojat që …