Prokuroria e gjykatës speciale e Hagës kërkon vazhdimin e paraburgimit për kryetarin Hashim Thaçin

Gjykata speciale në Hagë ka kërkuar më 14 maj 2025 vazhdimin e paraburgimit për ish-presidentin Hashim Thaçi, i cili ndodhet në paraburgim që nga nëntori 2020. Kërkesa lidhet me akuzat për pengim të administrimit të drejtësisë, krahas atyre për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Sipas Prokurorisë, ekziston rrezik i arratisjes dhe i ndërhyrjes në procesin gjyqësor. Ata theksojnë se asnjë kusht lirimi nuk do të mund të zbusë këto rreziqe. Thaçi ka kërkuar veçimin e kësaj procedure derisa të përfundojë procesi kryesor. Aktakuza e tij dhe bashkë akuzuarve përfshin dhjetë pika dhe mbulon ngjarje në disa lokacione në Kosovë. Prokuroria vlerëson se paraburgimi është masë e domosdoshme dhe proporcionale.

Kontrolloni gjithashtu

Time Kadrijaj: Situata në Kuvend është shndërruar në cirk politik

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka reaguar ashpër pas dështimit të …