Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kërkon rikthimin e Sali Berishës në arrest shtëpiak

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kërkon rikthimin e Sali Berishës në arrest shtëpiak

Më 27 nëntor, Gjykata hoqi masën e sigurisë ndaj Sali Berishës, duke e lënë atë të lirë. Por menjëherë, po atë ditë reagoi SPAK duke thënë se seanca paraprake për gjykimin në themel të çështjes së privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani” vazhdon. Pasi Prokuroria e Posaçme të njihet me vendimin e zbardhur të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të vijojë procedurën e ankimimit në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Ndërkohë seanca paraprake për gjykimin në themel të çështjes vazhdon në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në reagimin e SPAK-ut. Ish-kryeministri është marrë i pandehur me akuzën “korrupsion pasiv” në tetor nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, dhe çështja ka shkuar në gjykatë për shqyrtim.

Kontrolloni gjithashtu

Mjet i pashpërthyer i Luftës së Dytë Botërore gjendet në pyllin e Kaçanikut

Një qytetar nga Kaçaniku ka raportuar të enjten në polici se kishte hasur në një …