Kriminelët serbë

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër një serbi për Krime të luftës kundër popullsisë civile

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër një serbi për Krime të luftës kundër popullsisë civile. Prokuroria saktëson  se ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë në  Departamentin Special, kundër të pandehurit, për shkak të dyshimit të bazuar  se ka kryer veprën penale ‘’Krime të luftës kundër popullsisë civile’’. Bëhet e ditur se hetimet kanë siguruar prova të mjaftueshme relevante juridike që dëshmojnë dyshimin e bazuar  se i pandehuri në bashkëkryerje me persona të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në vrasjen e 16 civilëve  shqiptarë, më 8 maj  të vitit 1999, në fshatin Staradran të komunës së Burimit. I pandehuri gjendet nën masën e sigurisë, në  paraburgim, sipas vendimit të Gjyqtarit të procedurës paraprake.

Kontrolloni gjithashtu

Nasim Haradinaj kërkon zgjedhje të reja: Retorikë politike për të fshehur dështimet e klasës politike

Nasim Haradinaj ka deklaruar se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja, duke theksuar …