Prokuroria Speciale e Kosovës, po heton 1 mijë e 600 kontrata njëburimore. Lajmin e ka bërë të ditur, zëvendës kryeprokurori i kësaj prokurorie, Valdet Gashi, derisa po prezantonte raportin vjetor të punës se kësaj prokurorie, në mbledhjen e 261-të e Këshillit Prokurorial të Kosovës. Anëtari i KPK-së, Arian Gashi, pyeti se pse ka një disbalancë mes lëndëve të kryera të disa prokurorë, duke thënë se disa prej tyre kanë kryer vetëm gjysmën e lëndëve që kanë në punë, e disa prej tyre dyfishin e tyre, duke qenë se PSRK-së iu kanë shtuar 9 prokurorë të rinjë. Për këtë, zëvendës-kryeprokurori Gashi u përgjigje duke thënë se prokurorët e rijnë kanë filluar punën në qershor të vitit të kaluar dhe janë angazhuar me hetimin e kontratave njëburimore. Sipas tij, po hetohen 1 mijë e 600 kontrata njëburimore për të cilat tha se nuk ka informacione dhe duhet të analizohen, për çka tha se janë aktivizuar dhe janë duke pritur informata nga Policia. GazetaExpress
