Prokuroria Speciale ngre aktakuzë për krime lufte ndaj dy ish-policëve në Prizren

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dorëzuar aktakuzë ndaj dy personave, A.Z. dhe B.D., për veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile” gjatë viteve 1998–1999 në komunat e Rahovecit dhe Suharekës. Sipas aktakuzës, A.Z., si inspektor, dhe B.D., si polic, së bashku me pjesëtarë të tjerë të forcave policore serbe, kanë ndërmarrë një fushatë arrestimesh ndaj civilëve. Të arrestuarit, përfshirë R.J., M.K., E.G., S.E., V.V., Q.K., U.K., H.G., S.G., H.Sh dhe A.Z., janë dhunuar gjatë marrjes në pyetje me mjete të forta dhe metoda çnjerëzore, ku R.J. humbi jetën, ndërsa të tjerët pësuan lëndime serioze trupore. Prokuroria ka propozuar që gjykimi të mbahet në mungesë, pasi të pandehurit janë të paarritshëm për organet e drejtësisë, sipas nenit 234 dhe 303 të Kodit të Procedurës Penale.

Kontrolloni gjithashtu

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së paralajmëron bllokimin e punës së Kuvendit dhe Qeverisë nga 26 korriku

Qeveria lë në harresë premtimin për ndryshimin e ligjit, Veteranët jashtë agjendës

Ndryshimi i Ligjit për Veteranët e luftës së UÇK-së, që do të hiqte kufizimin e …