Prokuroria Themelore në Pejë i ka konfirmuar bastisjet që po kryhen në disa komuna në rajonin e Dukagjinit

Prokuroria Themelore në Pejë  i ka konfirmuar  bastisjet që po kryhen në disa komuna në rajonin e Dukagjinit. Përmes një njoftimi për media, kjo prokurori ka bërë të ditur se pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe urdhëresës së gjyqtarit të procedurës paraprake, janë duke u kryer bastisje në Pejë, Klinë dhe në Burim, me qëllim të gjetjes së provave për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” ndaj disa zyrtarëve komunal, lidhur me ndërtimet e paligjshme. “Për këto veprime në teren  janë angazhuar pesë prokurorë të shtetit nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, në koordinim me Njësitin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë”, është thënë në njoftimin për medie.

Kontrolloni gjithashtu

Lahi Brahimaj: AAK kundër votimit të fshehtë për kryeparlamentar, gati për zgjedhje të reja

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj, ka deklaruar se partia e tij …