Në shënim të 15 vjetorit të ndarjes nga jeta të shkrimtarit Mehmet Kajtazi është bërë promovimi i vëllimit të parë të librit: “Sy me sy me veprën”, vështrime për veprën e Mehmet Kajtazi. Mbesa e shkrimtarit e shpalli të hapur perurimin me një vjershë për gjyshin. Prof.dr. Begzad Baliu shpalosi para të pranishmeve historikun e vështrimeve letrare për veprën Mehmet Kajtazi. Me pas për të pranishmit u shfaqën ne videoprojektor disa thënie të personaliteteve të ndryshme për shkrimtarin Mehmet Kajtazi.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
