Është mbajt mbledhja e rregullt e KPF-së

Bazuar në nenin 52 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L-040 dhe nenin 50 të Statutit të Komunës së Deçanit, është mbajt mbledhja e  VIII-të e rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa, e kryesuar nga  kryesuesi i Asamblesë Haki Shehaj. Për ketë mbledhje ishte propozua ky rend pune:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,

  2. Shqyrtimi i projekt-buxhetit për vitin 2019,

  3. Shqyrtimi i rregullores së Tatimit në pronë për vitin 2019,

  4. Shqyrtimi i Projekt-Planit të Veprimit Lokal për Rini 2019-2020,

  5. Shqyrtimi i Planit Zhvillimor Komunal të Arsimit,

  6. Shqyrtimi i Propozim-Vendimit për inicimin e procedurave për themelimin e Teatrit “Skënder Tafaj” në Deçan,

  7. Shqyrtimi i kërkesave,

  8. Të ndryshme.

Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar të gjitha pikat e rendit të ditës të parapara për këtë takim janë diskutuar nga anëtarët e KPF-së , ku janë dhënë edhe vërejtjet dhe sugjerimet e tyre të cilat më anë të procesverbalit do të prezantohen edhe në seancën e Asamblesë Komunalen njëkohësisht nga Drejtorët e dikastereve përkatës,  Agron Demukaj nga drejtoria për Buxhet dhe Financa dhe Qazim Maloku nga Drejtoria për Arsim. Të gjitha pikat e propozuara me rekomandim të KPF-së do të diskutohen edhe në seancën e rregullt të Asamblesë Komunale e cila do të mbahet më  27.09.2018 ( e enjte) më fillim në ora 10:00.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …