Pas aksionit policor, i cili ka filluar në orët e hershme të mëngjesit në kërkim të katër deputetëve të opozitës, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi dhe Faton Topalli, është arrestuar vetëm deputetja e AAK-së, Kadaj-Bujupi. Aktivistë e zyrtarë të Vetëvendosjes, së bashku me ata të AAK-së, janë mbledhur para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës për të kundërshtuar këto veprime politike policore, të qeverisë së Kosovës. Të pranishëm në protesa janë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, Visar Ymeri, nga Vetëvendosja, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, deputetë të opozitës dhe aktivistë të Nismës për Kosovën. Protestuesit të cilët ndodhen para objektit të Qeverisë së Kosovës po brohorasin “Zajednica nuk kalon”, “Isa Hasha=Esat Pasha”. Në Sheshin kryesor dhe nëpër rrugët e kryeqytetit po vërehen forca policore në rritje.
Kontrolloni gjithashtu
Katër partitë shqiptare krijojnë kryesinë e përbashkët për të sfiduar Qeverinë Mickoski
Përçarjet dhe pasiguria në lidhje me Qeverinë e Mickoskit kanë shtyrë katër partitë shqiptare – …