Protesta e sotme në Hagë është përkrahur edhe nga ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu. Ai ka kërkuar drejtësi dhe liri për çlirimtarët e Kosovës. “Drejtësi pra drejtësi, vetëm drejtësi, asgjë më shumë se sa drejtësi dhe asgjë tjetër përveç drejtësisë, për Kosovën dhe çlirimtarët e saj”, ka shkruar ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu. Protesta e sotme nga më masivet e mbajtura në botën perëndimore, është përkrahur nga autoreitete dhe personalitete të shumta por jo edhe nga drejtues të institucioneve tona më të larta!
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
