leoni

Protesta ka përfunduar pas tri orë përleshjeje mes grupeve të protestuesve dhe Policisë

Protesat e sotme e organizuar nga Opozita e bashkura ka përfunduar me shpërthimin e mjeteve pritoteknike, të cilat fillimisht desa nga protestuesit i kanë  kanë hedhur në drejtim të ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, pasi janë  kryer fjalimet e liderëve të opozitës, të cilët para rreth 100.000 protestuesve të mbledhur në qendër të kryeqytetit  kanë bërë thirrje thirrje për dorëheqjen e Qeverisë. Policët janë detyruar të përdorin gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit e mbetur dhe përplasjet e dhunshme ndërmjet protestuesve dhe njësive speciale të policisë janë bartur në rrugët qendrore të Prishtinës.

Protestuesit janë përgjigjur në disa raste me koktej molotovi, duke i vënë flakën edhe disa makinave të blinduara të policisë. Dhuna shpërtheu në kohën kur pjesa më e madhe e protestueve filloi të shpërndahet. 

Ndërkaq, në orët e mbrëmjes, grupe protestuesish po hedhin gurë e fishekzjarrë në drejtim të policisë, ndërsa policia po kundërpërgjigjet me topa uji për t’i shpërndarë protestuesit që po tentojnë të rigrupohen. Rreth orës 18.00 pas afët rri orë përleshjeje protestat kanë përfunduar me disa policë dhe protestues të lënduar. Opozita ka paralajmëruar se protestat nuk do të ndalen derisa Qeveria nuk jep dorëheqje apo derisa nuk anulon marrëveshjet e dëmshme për vendin që i ka nënsktuar me Qeverinë e Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Programi i Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti është varfër dhe me shumë pak përmbajtje

Dardan Sejdiu: Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë Buxhetin 2026 – është shkelje e Kushtetutës

Njohësi i çështjeve ekonomike, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se Qeveria në detyrë nuk ka të …