Brickos

Albulena Haxhiu e Alban Krasniqi, akuzojnë për krime komandantin e ROSU, Amir Gërguri

        Deputetja Albulena Haxhiu dhe burri i saj Alban Krasniqi, kanë shkruar për komandantin e ROSU-së, Amir Gërgurin. Fjala është për protestën e 22 tetorit të vitit 2012-të, kur alivanoset dhe kalon në gjendje kome shtetasja gjermane, Iris Von Der Ehe, që ndërron jetë më 18 shtator 2015. Që të dy e cilësojnë fajtor Gërgurin. Por, më i ashpër në akuza është Krasniqi, që komandantin e ROSU-së e etiketon si vrasës.

“Do të doja shumë që Amir Gërguri ta shihte këtë foto dhe ta pyesja se a është kjo mënyra se si i mbrojnë qytetarët?! Sepse në këtë foto është qizmja e zezë e tij mbi kokën dhe trupin e babait tim 62 vjeçar në protestën e 22 tetorit të vitit 2012. Pikërisht në këtë protestë ku nga dhuna policore ndaj qytetarëve humbi jetën Irisi. Krimet e tilla nuk vjetërsohen asnjëherë! Drejtësia njëherë do të triumfojë dhe do të mbahesh edhe ti përgjegjës!, ka shkruar Haxhiu.

 

        Alban Krasniqi në profilin e tij në Facebook thotë: “Amir Gerguri siç e din je përgjegjës direkt për humbjen e jetës së një gruaje. Ti nuk je polic ti je VRASËS.Ja vetem ca dëshmi të krimeve tua vetëm gjatë një dite pune ku ti ” mbroje qytetarët” ku tregohet dhuna alla paramilitare serbe e jotja dhe ca gjakpirësve tjerë që paguhen me para tona. Nëse policët tjerë kanë ndergjegje minimale qytetare e kombëtare nuk dalin ne mbrojtje te Qeverise se Zajednices. Zgjedhni Polici..O me popullin O me zajednicën. Por ty Amir stë harrojmë për jetë të jetëve…ka me pas drejtësi edhe për dhe mbi ty dhe kedo që vepron mbi popull të vet. Nëse ndonjëherë më shkon mendja dhe bëhem si Amiri apo tipa si ai e lus popullin që të ma jap denimin e merituar qoftë edhe me jetë”.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri

Lutfi Haziri: Dorëheqja e Albin Kurtit, do të ishte zgjidhja më korrekte për krizën politike në Kosovë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, deklaroi se mënyra më korrekte për të zgjidhur krizën aktuale …