leoni

Protesta kundër Gjykatës Speciale më 14 shtator në Hagë – Gucati thirrje për mobilizim

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka njoftuar se më 14 shtator do të organizohet një protestë në Hagë kundër, siç e quajti ai, padrejtësive të Gjykatës Speciale ndaj pjesëtarëve të UÇK-së. Gucati ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive, duke theksuar se protesta do të mbahet në orën 14:00 para Dhomave të Specializuara. “Gjykata Speciale, e themeluar nën pretekstin e drejtësisë, është shndërruar në një farsë politike. Krerët dhe pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare po mbahen padrejtësisht, ndërsa faji po iu ngarkohet atyre që luftuan për çlirimin e Kosovës,” ka shkruar Gucati. Ai u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen për të ngritur zërin kundër asaj që e cilëson si drejtësi të njëanshme dhe procese të motivuara politikisht. Protesta pritet të mbahet para objektit të Gjykatës në Hagë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në paraburgim apo procese gjyqësore në këtë institucion.

Kontrolloni gjithashtu

Partitë opozitare vazhdojnë të kërkojnë zgjedhje të parakohshme në Kosovë

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë do të mbahen më 28 dhjetor

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar 28 dhjetorin 2025 si datë për …