Fatmir Limaj

Protesta kundër padrejtësisë nga Gjykata Speciale ka marrë edhe mbështetjen e Nismës Socialdemokrate

Protesta e paralajmëruar kundër padrejtësisë që po ju bënë Gjykata Speciale drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka marrë edhe mbështetjen e Nismës Socialdemokrate. Përmes një postimi në adresën elektronike, lideri i këtij subjekti politik, Fatmir Limaj ka shfaqur mbështetje të pa rezervë për këtë protestë. “Ne besojmë se e drejta është në anën tonë dhe se lufta e UÇK-së ka qenë e pastër, çlirimtare dhe thellësisht e drejtë. NISMA do të jetë gjithmonë në mbështetje të përpjekjeve që synojnë ruajtjen e vlerave të luftës, si dhe dinjitetin e të gjithë atyre që dhanë kontribut për lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës” ka shkruar kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Nasim Haradinaj kërkon zgjedhje të reja: Retorikë politike për të fshehur dështimet e klasës politike

Nasim Haradinaj ka deklaruar se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja, duke theksuar …