leoni

Protesta në Strasburg dhe dëshmia vendimtare e Wesley Clark hapin fazën finale të gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së

Ditët në vijim pritet të shënojnë një ndër momentet më të ndjeshme politike e juridike për Kosovën. Ne gjykaten speciale në Hagë po i afrohen fazës përmbyllëse të gjykimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Strasburg paralelisht pritet të zhvillohet protesta e radhës nga Organizatat e Veteranëve të Luftës. Kjo protestë vjen vetëm një ditë para një ngjarjeje kyçe në procesin gjyqësor: nisjes së dëshmisë së komandantit të lartë amerikan Wesley Clark, i cili konsiderohet një nga dëshmitarët më të rëndësishëm të mbrojtjes. Si dëshmitari i fundit, Clark pritet të përmbyllë kapitullin e dëshmive, duke i hapur rrugë fazës së konkluzioneve përfundimtare – një etapë që pritet të shtojë edhe më shumë tensionin politik e publik. Këshilli Koordinues i Shoqatave të Dala nga Lufta ka bërë thirrje për mobilizim të përgjithshëm në protestën e së dielës në Strasburg – pikërisht në qytetin ku vite më parë u miratua raporti i Dick Martyt, i cili shërbeu si bazë për themelimin e Gjykatës Speciale. Në deklaratën e tyre, veteranët e cilësuan UÇK-në “vlerë kombëtare dhe morale” dhe kërkuan shfuqizimin e rezolutës që çoi në krijimin e strukturës gjyqësore që, sipas tyre, po përdoret për gjykim selektiv. Protesta në Strasburg vjen pas tri tubimeve të ngjashme në Prishtinë, Hagë dhe Tiranë, ku figura të njohura politike dhe shoqërore kanë kërkuar drejtësi të paanshme dhe kundërshtuar atë që e quajnë “dënim të historisë së luftës”. Në një reagim për median, zyrtarët e Gjykatës theksuan se puna e tyre përcaktohet nga Kushtetuta e Kosovës dhe marrëveshja me Bashkimin Evropian, dhe se nuk do të ndërhyjnë në narrativat politike që shoqërojnë këtë proces.  Dëshmia e gjeneralit Clark pritet të jetë ngjarje e jashtëzakonshme në këtë proces, duke qenë se ai ka qenë ndër njohësit më të afërt të zhvillimeve të luftës në Kosovë dhe ndër bashkëpunëtorët më të rëndësishëm të forcave të UÇK-së në atë periudhë. Përkrahësit e ish-krerëve të UÇK-së shpresojnë se dëshmia e tij do të vërë në pah kontekstin historik dhe ushtarak të luftës, ndërsa kritikët e Gjykatës argumentojnë se kjo fazë do të tregojë nëse procesi ka qenë i balancuar apo i njëanshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Glauk Konjufca thotë se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të pranojë kushte nga Lista Serbe për formulën qeverisëse

Pesë ditë vendimtare për Konjufcën, partitë mbajnë qëndrimet, zgjedhjet duken të pashmangshme

Mandatarit për formimin e Qeverisë së re, Glauk Konjufca, po i afrohet afati ligjor prej …