leoni

Marsh protestues Shkup

Protestë kundër arrestimit të Ramush Haradinaj kanë paralajmëruar edhe shqiptarët në IRJM

Protestë kundër arrestimit të liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj kanë paralajmëruar edhe shqiptarët në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Qytetar të këtij vendi kanë thënë se Ramush Haradinaj ka bërë shumë për çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës dhe mbarë kombin shqiptar dhe meriton përkrahjen e të gjithë shqiptarëve. Sot një ditë me borë, por ta kujtojm sa ditë të tilla kaloi Ramush Haradinaj me vëllezër dhe bashkëluftëtar për popullin tonë, shumë ditë të tilla dhe shumë më të vështira se kjo ditë. Për të treguar se ne shqiptarët dimë ti respektojmë njerëzit që sakrifikojnë për lirinë kombit tonë. Protesta mbahet para ambasadës franceze në lagjen Vodno të Shkupit duke filluar në ora 14.00.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu kritikon ashpër Avni Deharin: “Po luan rolin e defatores së Kurtit dhe Haxhiut”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të seancës …