Protestë në Strasburg për drejtësi ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së

Organizatat që përfaqësojnë kategoritë e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë paralajmëruar mbajtjen e një proteste në Strasburg më 16 nëntor, me qëllim kërkimin e drejtësisë për ish-pjesëtarët e UÇK-së të cilët po vazhdojnë të mbahen në proces gjyqësor në Hagë. Tubimi pritet të nisë në orën 13:00, para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Lajmin e ka konfirmuar kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, i cili në një konferencë për media theksoi se zgjedhja e Strasburgut si vendprotestë ka simbolikë të veçantë. Sipas Gucatit, pikërisht në Këshillin e Evropës ishte hedhur hapi i parë për ngritjen e akuzave ndaj UÇK-së, me miratimin e raportit të senatorit Dick Marty, i cili më vonë u shndërrua në bazë për krijimin e Gjykatës Speciale. Ai potencoi se përmes kësaj proteste synojnë t’i kujtojnë institucioneve evropiane se, sipas tyre, “e vërteta për luftën çlirimtare të Kosovës nuk mund të deformohet”. Organizatorët njoftuan se protesta do të jetë paqësore dhe për të do të ketë mbështetje të gjerë nga mërgata shqiptare në shtetet evropiane.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj i përgjigjet akuzave të VV-së për blerje votash: “Marre të flitet pas këtij rezultati”

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ndaj deklaratave të anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje …