Partia Socialdemokrate ka shprehur mbështetjen për protestën e paralajmëruar të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër Gjykatës Speciale, duke e cilësuar këtë si një kauzë që tejkalon çdo interes apo llogari politike.
Në një reagim publik, PSD thotë se besnikëria ndaj historisë së luftës çlirimtare është një nga sfidat më të mëdha të gjeneratës së sotme. “Për ne, kuptimi i drejtësisë nënkupton zhbërjen e kësaj gjykate. UÇK-ja nuk mund të gjykohet, sepse ajo është themeli mbi të cilin ndërtohet vetë mundësia për drejtësi në Kosovë”, thuhet në deklaratë.
Sipas PSD-së, çdo verdikt që e supozon UÇK-në si të fajshme është i padrejtë në vetvete, pavarësisht përmbajtjes juridike. “UÇK-ja nuk është objekt gjykimi. Ajo është themel i lirisë sonë”, përfundon reagimi.