Publikohet prova e parë e pranisë së mikroplastikave në gjak, nga përdorimi i shisheve të plastikës

Publikohet prova e parë e pranisë së mikroplastikave në gjak, nga përdorimi i shisheve të plastikës

Mbërrin prova e parë e pranisë së mikroplastikave në gjak. Kërkimi është kryer në Vendet e Ulëta dhe është koordinuar nga Universiteti Vrije i Amsterdamit. Autorët shpjegojnë se janë mbledhur analizat e gjakut të 22 vullnetarëve, ku janë kërkuar gjurmët e 5 polimereve që janë molekulat bazë që ndërtohet plastika. Pas matjeve, rezultoi se në ¾ e kampioneve të ekzaminuara, materiali më i hasur është PET, me të cilin përbëhen shishet e plasitkës që janë më përdorim të përditshëm mbarëbotëror. Sasia e gjetur është 1.6 mikrogram për mililitër, e thënë ndryshe një lugë çaji në një mijë litra ujë. Gjithashtu është gjetur edhe polistireni që përdoret në imbalazhet dhe së fundi edhe Plexiglas.  Pas këtij rezultati, studimi do të vijojë për të kuptuar më tepër në kalimin e mikroplastikave nga qarkullimi i gjakut në organet e njeriut dhe dëmet që shkaktojnë, pasi mund të përbëjnë një rrezik të madh për shëndetin publik.

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza: Një nga urat në veri kushtoi 10 herë më shumë, ekziston rreziku i vërshimeve

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, ka shprehur shqetësim lidhur me një nga urat …