Punë intensive në rrugët e lagjeve të Klladërnicës

Punimet në rrugën që lidhë Klladërnicën me Vitakun, që kanë nisur më herët po vazhdojnë me intensitet të shtuar.

Ndërkohë, Komuna e Skenderajt, në këtë fshat ka nisur punimet në rrugët e lagjeve Latifaj e Hasanaj, si dhe në lagjen Bekaj.

Infrastruktura rrugore në lagjet e fshatit Klladërnicë po kompletohet me ritme të shpejta falë punës dhe përkushtimit të institucioneve lokale të Skenderajt për të realizuar objektivat parësore për përmirësimin dhe modernizimin e jetës së qytetarëve të Skenderajt.

Një projekt tjetër i ri dhe shumë i rëndësishëm sapo ka filluar. Rruga Gofile-Prekaz, projekt ky që ka një rëndësi të veçantë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Smajl Latifi vizitoi QKMF “DR. Fahredin Hoti”

Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Fahredin Hoti”, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë …