Punëtorët e KEDS-it në Malishevë, ndihmojnë familjen Kryeziu nga Mleqani

Punëtorët e njësisë së KEDS-it në Malishevë, kanë ndihmuar sot familjen e M.Kryeziut nga Mleqani. Sipas përgjegjësit të njësisë së shpërndarjes së energjisë elektrike (KEDS) në Malishevë, z.Dardan Krasniqi, punëtorët e kësaj njësie, janë solidarizuar me këtë familje, duke e ndihmuar familjen me mjete monetare dhe materiale.

Me këtë rast, Krasniqi, i ka falënderuar të gjithë punëtorët e kësaj njësie, për gjestin human në raport me këtë familje. “Me të parë kronikën e televizionit “Klan Kosova”, për gjendjen e familjes Kryeziu, punëtorët e njësisë së KEDS-it, kanë grumbulluar një sasi të mjeteve monetare, si dhe veshmbathje dhe gjëra ushqimore, për ta ndihmuar këtë familje. Për këtë gjest human i falënderoi të gjithë punëtorët”, ka thënë për Zyrën për Informim Publik, z.Dardan Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ndau mirënjohje për afaristin, njëkohësisht këshilltar komunal në Grundau të Gjermanisë, Nysret Hoti

Kryetari i Komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati ndau mirënjohje për afaristin dhe mërgimtarin, njëkohësisht …