Mbahet mbledhja e 31-të e Kuvendit Komunal të Mitrovicës

Nën drejtimin e kryesuesit, Bislim Imeri  dhe në prani të kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri  dhe  bashkëpunëtorëve të tij, është mbajtur mbledhja e 31-të e rregullt e Kuvendit të Komunës, në të cilën u shqyrtuan disa pika të rendit të ditës, që më parë kishin qenë temë diskutimi në mbledhjen e KPF-së.

Lidhur me rendin e ditës,  debati përfundoi ashtu që pika e 12. Plani i veprimit për integrimin e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptas në Mitrovicë si dhe pika  2. Draft –rregullorja për Menaxhimin e Mbeturinave të largohen dhe të përgatiten për mbledhjen e radhës të Kuvendit të Komunës. Të gjitha pikat  tjera te rendit të ditës që u shqyrtuan, u aprovuan me shumicë votash.

Në këtë seancë është miratuar në parim; Propozim –vendimi për shpalljen e ankandit publik  për shitjen e automjeteve në pronësi të komunës. Këshilltarët aprovuan, propozim-vendimin për plotësim dhe ndryshim të Vendimit të Kuvendit të Komunës Nr. 02/06 – 5940/0, për themelimin e çmimit “Kadri Kadriu”; Propozim-vendimi lidhur me Kërkesën e disa banorëve përkitazi me largimin e murit të ndërtuar në Sheshin e “Lirisë”.

Gjithashtu u aprovuan edhe: Propozim-vendimi për miratim të Dokumentit “Programi trevjeçar i banimit për vitet 2016-2019”, Propozim-vendim për shpalljen e konkursit publik për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale në Parkun e Bizneseve”, Propozim-vendim për plotësim dhe ndryshim të Vendimit Nr 02/06 – 11482/5 për ndryshimin e planit rregullues urban Qendra”.

Po ashtu, u aprovuan edhe Kërkesa e OVL-së së UÇK-së për përkrahje financiare, e cila u subvencionua me shumën prej  3500 euro ndërsa kërkesa e Gjimnazit “Frang Bardhi” për përkrahje financiare, u miratua me vlerë prej 5000 euro.

Në përfundim të seancës janë miratuar edhe pikat e fundit të rendit të ditës, Plani i veprimit për transparencën në komunë; Plani lokal i menaxhimit të mbeturinave; Informatë mbi gjendjen e Bujqësisë në Komunën e Mitrovicës si dhe Informata për procesin e legalizimit.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së  dhe Martirëve të luftës në komunën e Malishevës mbajti mbledhjen e tretë të rregullt

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së  dhe Martirëve të luftës në …