Përfaqësueset e PEN-it takohen me kryetarin Ismajli

Përfaqësueset e Rrjetit të Edukatoreve Bashkëmoshatarë (PEN), znj. Sihana Bejtullahu, menaxhere e projektit dhe znj. Dorotea Sahatçiu, koordinatore e projektit u takuan me kryetarin e komunës së Shtimes, z. Naim Ismajli dhe drejtoreshën për Kulturë, Rini dhe Sport, znj. Fatmire Ferati.

Me këtë rast, kryetari Ismajli u njoftua lidhur me projektin “Angazhimi i rinisë në procese politike dhe zgjedhore”, i cili ka për qëllim inkurajimin e rinisë kosovare që të përfshihet në proceset politike dhe zgjedhore. Ato, bënë të ditur se projekti në fjalë do të realizohet në dy mënyra: Me anë të platformës, e cila do të jetë online në tri gjuhët, shqip, serbisht dhe anglisht si dhe me anë të debateve publike, takimeve me kryetarë të Komunave, stimulime parlamentare dhe stimulime të zgjedhjeve.

 Takimet e tilla, thotë znj. Bejtullahu do të shërbejnë për shtytjen e të rinjve dhe të rejave të inkuadrohen në politikë dhe procese zgjedhore, motivimin e tyre nga eksperiencat personale të Kryetarit dhe Zyrës Lokale të Komisionit Zgjedhor (ZLKZ) në vendimmarrje, politikë, zgjedhje, projekte rinore etj. si dhe motivimin dhe inkurajimin e tyre që të flasin lirshëm dhe të shprehin pakënaqësitë e tyre.

Ndërkaq, koordinatorja e projektit, znj. Sahatçiu bëri të ditur se lidhur me temën e lartpërmendur, më 5 maj do të zhvillohen takime me kryetarin Ismajli, përfaqësuesen e ZLKZ-së, znj. Florije Mulaj dhe kryesuesin e Kuvendit të Komunës së Shtimes, z. Rrahman Jakupi.

Ky projekt i Rrjetit të Edukatoreve Bashkëmoshatarë mbështetet nga Fondacioni Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore (IFES) dhe Agjencioni i Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …