Gabimet në trafik do të ndëshkohen me marrje të përkohshme të lejes së vozitjes

Të gjithë drejtuesit që shkelin rregullat e trafikut, do të ndëshkohen me marrje të përkohshme të patentshoferit në afat tre muaj, gjashtë muaj dhe 12 muaj”, kështu u tha në takimin e rregullt javor  të koordinimit lokal për siguri. Afrim Sylaj, toger në stacionin policor në Suharekë, krahas kësaj ka thënë se në Komunën e Suharekës në përgjithësi është situate e qetë dhe stabile. Ai ka raportuar edhe për rastet që kanë ndodhur gjatë javës që lamë pas si: 2 aksidente trafiku, 3 vjedhje, 1 tentim vetëvrasje, 1 moszbatim i urdhrit  të personit zyrtar,  1 shmangie nga obligimet, 1 gjetje e mjetit shpërthyes në fshatin Gjinoc, 1 dhunim dhe 1 kanosje. Sylaj ka bërë të ditur edhe për  takimin regjional që është mbajtur për të marr masat për parandalimin e zjarreve si dhe për ligjëratat që do të fillojnë nëpër shkolla fillore të komunës së Suharekës. Ndërkaq, kryesuesi i Takimit Rexhep Kuçi, nënkryetar ka bërë të ditur për punët dhe aktivitetet që janë zhvilluar në Komunën e Suharekës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë të Vitisë, aty …