leoni

Komisioni Hetimor në lidhje me gjendjen në PTK, kërkon që të krijojnë një dosje për intervistat e diskutuara deri më tash

Punëtorët e PTK-së në gjithë vendin sot kanë mbajtur grevë një orëshe duke kërkuar që të tejkalohet kriza e krijuar

Punëtorët e Postës së Kosovës në gjithë territorin e vendit sot kanë mbajtur grevë një orëshe, duke kërkuar që të tejkalohet kriza financiare në këtë ndërmarrje publike. Kryetari i Sindikatës  së Punëtorëve  të  Postës, Etrit Hoti u shpreh se greva ka për qëllim sensibilizimin e institucioneve për të tejkaluar krizën financiare në këtë ndërmarrje. Tutje, Hoti për të hënën ka paralajmëruar një grevë gjithë ditore, për  të vazhduar  me masa të ndryshme sindikale deri në realizimin e kërkesave të tyre. Mursel Krasniqi,  punëtor i Postës tha se janë të shqetësuar se ende nuk i kanë marrë paga, ndonëse është data 6 korrik. Ai shtoi se me  marrjen e pagave po kanë probleme tash e disa muaj. Telekomi i Kosovës është në krizë të thellë financiare dhe rrezikon edhe falimentimin.

Kontrolloni gjithashtu

Lulzim Peci

Lulzim Peci: Për një qeveri gjithëpërfshirëse duhen dy ndryshime kushtetuese thelbësore

Analisti politik Lulzim Peci, ka theksuar se çdo përpjekje për formimin e një qeverie të …