Vladimir Putin

Putin përmes një bisede telefonike ka folur me: Emmanuel Macron dhe Olaf Sholz lidhur me krizën humanitare në Ukrainë

Kryetari i Rusisë, Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman, Olaf Sholz. Ai u  tha të dy liderëve se furnizimi me armë për Ukrainën është i rrezikshëm, duke paralajmëruar për rreziqet e destabilizimit të mëtejshëm të situatës dhe përkeqësimit të krizës humanitare. Putin u shpreh se ishte gati të kërkonte mënyra të tjera për të transportuar grurin e bllokuar në portet e Ukrainës. Rusia është e gatshme të ndihmojë në gjetjen e opsioneve për eksportin e grurit, duke përfshirë atë të drithërave në Ukrainë nga portet e Detit të Zi”, është shprehur  Putin ndërsa ka konfirmuar se Moska është e gatshme të rinisë negociatat me Ukrainën.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Situata politike është skandaloze, partitë të lënë egot dhe të formojnë institucionet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër ndaj bllokadës politike në Kosovë, duke …