Hekuran Murati

Murati: Jemi të mësuar si qytetarë dhe si popull me kriza

Duke folur për vështirësitë me të cilat po përballen qytetarët e Kosovës, ministri i Financave dhe Transfereve në Qeverinë Kurti, Hekuran Murati ka deklaruar se qytetarët e Kosovës janë të mësuar që t’u përballojnë krizave. “Parashikimet tona që kemi bërë dhe projeksionet që kemi parashohin një rritje ekonomike reale prej 5.7 për qind, ne patëm thanë qysh në mes vit kur patëm bë rishikimin e buxhetit që rritja kap shifrën dyshifrore dhe në fund të vitit ashtu edhe doli. Tash normalisht që modelet e organizatave ndërkombëtare janë çdo herë më konservative dhe marrin si të them ato indikatorët e  përgjithshëm. Ne këtu normalisht njohim, duke qenë se jetojmë këtu, shohim edhe çdo ditë bizneset por edhe njohim qytetarët tonë e dimë se sa të qëndrueshëm janë ndaj krizave. Jemi të mësuar si qytetarë dhe si popull me kriza dhe duke marrë parasysh ne jemi goxha agjil, goxha të përshtatshëm ndoshta edhe më lehtë se popujt e tjerë” ka deklaruar mes tjerash ministri i Financave dhe Transfereve në Qeverinë Kurti, Hekuran Murati.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …