PZAP

PZAP e ka gjobitur Lëvizjen Vetëvendosje me 10 mijë euro për deklaratat millosheviqiane, të Shvarcit, kundër Ramush Haradinajt

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka gjobitur Lëvizjen Vetëvendosje me 10 mijë euro për deklaratat e Donika Shvarcit drejtuar kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajn, gjatë një tubimi në Deçan. Sipas ankesës së paraqitur nga AAK, ajo  gjatë këtij tubimi, në fjalën e saj, e ka quajtur Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, dhe më pas ka vazhduar me fjalët “prandaj unë mendoj që aq më pak meriton respekt kush sakrificën personale apo familjare e përdor për arsyetim për krim për korrupsion, për vrasje apo mashtrim”. Ankuesi thekson se deklaratat e bëra nuk janë asgjë tjetër veçse një tentativë për të manipuluar opinionin publik, ku shihet qartë se Shwarc, e akuzon liderin e një partie opozitare për vrasës e kriminel, thuhet në ankesë.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 5 mijë fletëvotime nga diaspora kanë arritur në Komisionin Qendror Zgjedhor

Skandal zgjedhor që turpëron shtetin: 109 të ndaluar për manipulim votash, Reuters alarmon për imazhin e Kosovës

Pas aksionit të madh policor dhe prokurorial që rezultoi me ndalimin e 109 personave, kryesisht …