leoni

Njoftim nga Bordi Drejtues i SHSKUK-së lidhur me furnizimin me oksigjen mjekësor

QKUK: Funksionalizimi i Kardiologjisë invasive ka bërë që pacientët të mos kërkojnë trajtim në spitalet private

Qendra Klinike Universitare të Kosovës njofton përmes një komunikate se funksionalizimi i Shërbimit të Kardiologjisë invasive 24-orësh, shtatë ditë të javës në kuadër të QKUK-së, ka bërë që vëllimi i punës të shtohet dukshëm dhe më këtë të mos referohen pacientët për trajtim jashtë institucioneve publike shëndetësore.  Në komunikatë thuhet se në raportin e fundit të Kardiologjisë Invazive, mes tjerash theksohet se gjatë muajit shkurt janë kryer 192 koronarografi, 110 stentime dhe 57 raste të infarktit akut të miokardit. “Nga parallogaritja e shërbimeve të kryera gjatë kësaj periudhe, rezulton se buxhetit të shteti i janë kursyer 740.000 euro”, thuhet në komunikatë.

Kontrolloni gjithashtu

Shtyhet sërish intervistimi i kryetarit të Listës Serbe, Zlatan Elek, për rolin në barrikadat e vitit 2022

Është shtyrë për herë të dytë intervistimi i kryetarit të Listës Serbe, Zlatan Elek, i …