Qeveria e Kosovës ka dënuar dhunën e skajshme të ushtruar sot nga opozita në seancën e Kuvendit të Kosovës. Deputetët e opozitës përmes përdorimit masiv të gazrave helmuese, rrezikuan seriozisht shëndetin dhe integritetin personal të pjesëmarrësve në seancë, duke tentuar posaçërisht të sulmojnë kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, dhe anëtarët e tjerë të kabinetit qeveritar. Qeveria e Kosovës konsideron se këto veprime ekstreme, janë të drejtuara kundër Republikës dhe progresit që po arrihet me përkrahjen e miqve ndërkombëtarë, akte të cilat, sipas Qeverisp kanë për synim zhytjen e Republikës në anarki dhe krim. Ajo çmon vendosmërinë dhe përkushtimin e shumicës dërrmuese të deputetëve, të cilët, përkundër rrezikut me të cilin u ballafaquan, votuan në lexim të parë Buxhetin e Shtetit për vitin 2016, duke qenë në shërbim të plotë të interesave madhore të shtetasve të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.
Kontrolloni gjithashtu
Fshati turistik i Linit merr mbrojtje ligjore të veçantë
Fshati turistik i Linit, një nga destinacionet më të veçanta përgjatë bregut të Liqenit të …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
