Qeveria deri tani ka arrestuar 13 deputetë

Në një njoftim të Lëvizjes Vetëvendosje thuhet se arrestimi i pesë deputetëve në dalje të Kuvendit, në mbrëmjen e datës 14 dhjetor 2015, është skandali i fundit që ndodh me pseudo-demokracinë e Veselit, Mustafës dhe Thaçit. Policia ka arrestuar  nënkryetaren e Kuvendit, Aida Dërguti, kryetarin e grupit rlamentar të Vetëvendosjes,  Glauk Konjufca, si dhe deputetët: Besa Baftiu, Fisnik Ismajli dhe Faton Topalli. “Këta deputetë, ashtu si edhe të tjerët, janë arrestuar ndërkohë që janë mbajtës të mandatit dhe të imunitetit të deputetit, të cilin e kanë marrë prej votave të qytetarëve. Këta deputetë i shtohen deputetëve të arrestuar më parë po atë ditë, të cilët janë Ismajl Kurteshi i Lëvizjes Vetëvendosje, dhe Pal Lekaj, Time Kadrijaj dhe Teuta Haxhiu të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Numri total i deputetëve të arrestuar më 14 dhjetor 2015 është nëntë, ndërsa numri total i deputetëve të arrestuar është 13. Deputetët e arrestuar janë:  Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj- Bujupi, Aida Dërguti,  Besa Baftiu, Glauk Konjufca, Faton Topalli, Fisnik Ismaili, Pal Lekaj, Time Kadrijaj, Teuta Haxhiu, Ismajl Kuteshi dhe Haxhi Shala.

Kontrolloni gjithashtu

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

BDI: Policia nuk është shtab zgjedhor – Pokuroria, MPB dhe KSHZ ta hetojnë Izetin

Dje, para syve të gjithë opinionit, kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, …