AKP

Qeveria dhe AKP-ja nuk po mund t’i lirojnë pronat e uzurpuara në pjesën veriore të Kosovës

Ndonëse kanë kaluar 18 vite nga përfundimi i luftës çlirimtare, Qeveria e Kosovës dhe Agjencia Kosovare e Privatizimit, nuk po mund t’i lirojnë pronat e uzurpuara në pjesën veriore të vendit. Duke folur për këtë, kryetari i Bordit të AKP-së, Petrit Gashi thotë se çështjen e trajtimit të ndërmarrjeve shoqërore të uzurpuara në komunën e Mitrovicës së Veriut fillimisht e kanë menduar ta bëjnë në mënyrë institucionale me drejtues të komunave, për çka janë në negocim jo intensiv. Nga ana tjetër, ish ministri i Ekonomisë, Haki Shatri ka thënë se uzurpimi i pronave nuk është problem vetëm në veri të Mitrovicës, por në të gjitha komunat ku udhëheqin pushtetin lokal nga kryetarët serb.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Tahiri: Seanca një herë në javë është shkelje kushtetuese dhe rrezik për autoritarizëm

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka reaguar pas dështimit për herë …