Qeveria e Kosovës e drejtuar nga kryeministri Ramush Haradinaj do të mblidhet sot në orën 13:00. Vlen të theksohet fakti se gjatë ditës së djeshme ka pasur shkarkime dhe emërime të reja. Derisa ministri i MBP-së, Bejtush Gashi është shkarkuar nga detyra në vend të tij pritet të emërohet Ekrem Mustafa. Kurse si ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor është emëruar Fatmir Matoshi.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
