Autoritetet e Kremlinit mund ta mbyllin tubacionin e gazit, “Nord Stream I”, nëse shtetet perëndimore bojkotojnë naftën e Rusisë

Qeveria e Kosovës e ka lënë të hapur mundësinë e lidhjes me rrjetin e Gazsjellësit të Trans-Adriatikut

Qeveria e Kosovës e ka lënë të hapur mundësinë e kyçjes në rrjetin e Gazsjellësit të Trans-Adriatikut, pasi vitin e kaluar nuk e kishte shtyrë përpara një projekt të tillë, duke u thirrur në koston e lartë të tij.

Ndërkaq, ekspertët e energjisë dhe organizatat joqeveritare po i bëjnë thirrje Qeverisë, të udhëhequr nga Albin Kurti, që të diversifikojë burimet e energjisë, përfshirë edhe gazin, si mundësi për rritje të sigurisë energjetike. Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, në një përgjigje me shkrim dërguar Radios Evropa e Lirë, tha se Ministria e Ekonomisë, përmes Strategjisë së Energjisë 2022-2031 – që është në proces të finalizimit – ka analizuar edhe opsionin e gazit. Aktualisht, sipas tij, në proces të zhvillimit janë dy studime të fizibilitetit: gazsjellësi Maqedoni e Veriut- Kosovë, dhe master-plani i gazit natyror në Kosovë. Kosova vitin e kaluar ndërpreu projektin për ndërtimin e infrastrukturës së gazit.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …