Qeveria e Kosovës i ka dërguar një letër KFOR-it, me zotimin se FSK-ja nuk do të vendoset në veri, pa autorizim paraprak të misionit

Qeveria e Kosovës ditë më parë i ka dërguar një letër KFOR-it me zotimin se Forca e Sigurisë së Kosovës nuk vendoset në veri pa autorizimin  paraprak. Lidhur me këtë letër nga Ministria e Mbrojtjes në një përgjigje për Telegrafin, kanë bërë të ditur se dërgimi i kësaj letre nga ministri, Ejup Maqedonci ka qenë më shumë një sqarim sesa rizotim. Qëllimi i letrës ka qenë që të sqarohet që një angazhim i një njësie të FSK në një ndër katër komunat në veri të Kosovës që ka ndodhur pak ditë para dërgimit të letrës nuk ka pas qëllim tensionimin e situatës. Në letër Ministri ka sqaruar rrethanat e angazhimit të njësisë së FSK-së dhe si gjithnjë që e ka thënë dhe publikisht në media, është ritheksuar që institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të respektojnë zotimin e bërë më 19 prill 2013 për angazhimin e FSK-së në operacione në veri pas koordinimit paraprak me Komandantin e KFOR-it”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Mbrojtjes.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata speciale po zvarritet në pafundësi, Thaçi e bashkëluftëtarët përballen me një proces politik

Më 15 shtator 2025, në Hagë do të dëshmojë dëshmitari i parë i mbrojtjes në …