Isa Mustafa

Qeveria e Kosovës ka arritur marrëveshje me Bashkimin Evropian për vazhdimin e mandatit të EULEX-it

Qeveria e Kosovës sot ka mbajtur mbledhje urgjente për të ju përgjigjur pozitivisht letrës së zyrtares së lartë të Bashkimkit Evropian, Federika Mogherini. Kryeministri, Isa Mustafa ka sqaruar kabinetin  se mbrëmë kanë marrë letrën kthyese nga shefja e Bashkimit Evropian  dhe sot e kanë proceduar në mbledhje të Qeverisë, e cila ka arritur marrëveshje me Bashkimin Evropian për vazhdimin e mandatit të EULEX-it, tani për tani deri në vitin 2018, por me mundësi vazhdimi pa afat. Kryeministri, Isa Mustafa në mbledhjen e djeshme të Qeverisë kishte thënë se marrëveshja në mes të Qeverisë dhe Bashkimit Evropian do të procedohet në Kuvend për shqyrtim dhe aprovim.

Kontrolloni gjithashtu

Serwer

Daniel Serwer hedh poshtë zërat për “dokument amerikan” për Kosovë–Serbi

Deklarimet e analistit serb Dushan Janjiq se në Shtetet e Bashkuara po përgatitet një dokument …